Shkalapurdhjet e Vuçiqit dhe realiteti objektiv

min lexim

Udhëheqësja e Serbisë nga njerëz pa identitet, dhe të zënë rob nga shovinizmi serb jo vetëm po degradojnë shtetin e tyre artificial dhe pa perspektive por edhe ndezin konflikte me fqinjët. Çdo vit Serbia ka humbje dhe degradime po thuaj në të gjitha planet e perspektivës. Orientime të gabueshme. Humbjet e vazhdueshme mundohet të i mbulojë me alarme të rreme dhe kriza artificiale të krijuara kohë pas kohe.

Prezantimi i serbëve kudo në botë tregon për njerëz të mbushur me urrejtje për të tjerët dhe që çdo dështim ta mbulojë me sjellje shoviniste për të kënaq kishën dhe kriminelet të cilët i ngritën në pushtet.

Suksesin e vet Serbia e vlerëson në pengimin e shteteve fqinjë zhvillimin normal të tyre dhe jo në arritjet e veta duka bashkëpunuar natyrshëm me të tjerët e në veçanti me fqinjët.

Humbjet në sport në Katar i mbulon me ngjyra shoviniste të hartave të serbe mbi shtetet fqinjë. Sharjet, fyerjet dhe sulmet fizike ndaj shqiptarëve edhe kur ata nuk përfaqësojnë Kosovën, korrupsionin dhe blerjen e personaliteteve të korruptuara për të thurë akuza të rrejshme për krime të luftës, si rasti i Dik Martit. Planët për ta vrarë Dik Martin dhe për të akuzuar shqiptarët për këtë vrasjen e tij.

Amnistia e kriminelëve serb(roja të urës) dhe veshja e tyre në uniformë të policisë së Kosovës ishte gabim i rëndë dhe mjaftë i dëmshëm, solli shumë pasoja për sigurinë Kosovës. Këtë amnisti Serbia nuk e respektojë aspak, përkundrazi këta policë u bënë rrjeti i krimit të komanduar nga Vuçiq dhe lista serbe, vranë dhe torturuan popullatën e veriut të Mitrovicës pa dallim kombi të tyre. Ata kërcënuan shqiptarët, kërcënuan dhe kanosën serbet që nuk i kanë nën tutelën e vet, kallën lokale, dogjën veturat e tyre rrahën dhe plaguan rëndë fëmijët e atyre që nuk i kishin nën komandën e tyre, dhe tani përsëri ofendojnë dhe kërcënojnë serbet e pa dëgjueshëm në Kosovë, që pranojnë dhe bashkëpunojnë me Qeverinë e Kosovës.

Kërcënimet e Serbisë për luftë në Kosovë, për të marrë veriun e Kosovës janë lojë e radhës për të mbuluar dështimet e veta dhe për të dalë si nxënësi më i dëgjueshëm para kishës serbe ( qendër e interesave ruse), para AASHS vegël e kësaj qendre, para qendrës së spiunazhit rus në Nish dhe para Rusisë që i frikohet aq shumë e që disa herë ka alarmuar së është në rrezik për të u likuiduar nga ata. Madje ka arrestuar kundërshtar dhe vrarë kundërshtaret e tij. Vuçiq mundohet më këto shkalapurdhje të bind serbet në Serbi dhe Putinin së ky bëri shumë për ta ripushtuar Kosovën, Malin e Zi, ndarë Bosnjën sipas planit rus por ja që nuk arriti.

Dorëheqjet serbe nga institucionet e Kosovës ishin me urdhrin e tij. Këtë ai e planifikojë të nxitë një gjakderdhje në veri për alibi të mbulimit të politikës së tij dështuar. Opozita në Serbi është e një mendje me këtë politikë. Këtë e dëshmon Vuk Drashkoviq kur thotë se 84% të serbëve duan të shkojnë në lindje e jo në Evropë. Ai shfajëson Vuçiqin, duke e shkarkuar nga barra e gabimeve të tija të vazhdueshme. Tani imponohet pyetja, kush ishin ata që po motivonin serbët në Serbi për të përkrahur agresionin rus në Ukrainë? Kush ishin ata që arsyetojnë krimet serbe dhe ruse? Këtë përkrahje e kanë nga Kisha serbe që është qendër kriminale ruse.

Kisha bekon në vazhdimësi krimet serbe në Gadishullin Ilirik dhe krimet ruse në Ukrainë. BE duhet të fillojë me ngritjen e padive për krime të luftës shtetit serb, pasi që ky shtet kriminel nuk pendohet, nuk kërkon falje, për më shumë vazhdon më projekte për krime të reja. Ata duan krijimin e Botës ruse. Viçiq dhe stafi i tij kriminel deklarohen për” fqinjësi të mirë dhe paqe, për miqësi me dhe prosperitet por pas lufte, në veri të Serbisë vranë pesë policë ndërkombëtarë dhe një shqiptarë.

Tani plagosi me armë zjarri edhe shqiptarin Ekrem Neziri i cili ishte në detyrë për të mbrojtur paqen dhe sigurinë e qytetarëve në veri të Mitrovicës.

Këto grupe të komanduara nga Vuçiq ndalën pushkën ndaj policës së Kosovës vetëm pasi që këta u përgjigjën në të njëjtën formë. Kjo është gjuha që e kuptojnë Serbia. SHBA, BE edhe para luftës kanë tentuar të bisedojnë me Millosheviqin dhe zgjedhin problemet pa luftëra që ka krijuar Serbia në shtetet e ish Jugosllavisë por nuk ka pas sukses, nuk ka kuptuar; vetëm bombardimet i kuptoj dhe dërgoj Gjeneralët e vet për të nënshkruar marrëveshjen e Kumanovës.

Serbia po realizon projektin rus në Gadishullin Ilirik. Në Bosnjë pretendon ndarjen e “Republikës serbe” Në Mal të Zi pretendon ta okupoj këtë shtet për mes të trazirave që në vazhdimësi i krijon Kisha serbe. Kishat serbe kërkojnë status special që nënkupton metastazë ruse në trupin e shtetit demokratik. Në Kosovë pretendon të formojë një republikë tjetër më emër asociacion e komunave serbe. Kurse në Kosovën Lindore jo vetë që nuk ofron minimumin e të drejtave të garantuara më Konventat e OKB por bënë presion dhe “reforma” administrative për shpërnguljen e shqiptarëve nga këto troje.

Me Serbinë nuk ka zgjedhje të përkohshme, si dhe nuk ka zgjedhje më dialog pa forcën demokratike. Këtë shtet kriminel e ka trimëruar edhe përkëdhelja e Shefit për punë të jashtme dhe siguri e BE, Josep Borell i cili në vazhdimësi sillet me paternalizëm ndaj Serbisë, qoftë duke kërkuar përgjegjësi për krimet serbe edhe të institucionet e Kosovës, duke i barazuar viktimën dhe kriminelin, qoftë duke dënuar krimet serbe vetëm kur behën ndaj policisë së Euleksit dhe jo ndaj policisë së Kosovës. Serbia është e lazdruara e BE dhe shteteve të Gadishullit Ilirik. Kjo është koha e fundit që Serbia të përfundoj me veprime agresive ndaj fqinjëve.

Përndryshe në këtë gadishull dhe jo vetëm këtu do të vazhdojnë tragjeditë e pa ndërprera. Burim i këtyre tragjedive do të jetë gjithmonë Serbia.

Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO

Story i mëparshëm

Erdoğan: Türkiye e gatshme të ndërmarrë hapa të përbashkëta me Sirinë dhe Rusinë kundër terrorizmit

Story i radhës

Koreja e Jugut përmes teknologjisë së lartë përpiqet të kompensojë mungesën e ushtarëve

Të fundit nga