Koreja e Jugut përmes teknologjisë së lartë përpiqet të kompensojë mungesën e ushtarëve

Koreja e Jugut planifikon të forcojë sistemin mbrojtës pa personel në mënyrë që të plotësojë mungesën e ushtarëve të shkaktuar nga nataliteti i ulët dhe për të ulur humbjen e jetëve njerëzore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rreth këtij plani u diskutua në seancën e parë të Këshillit Koordinues të Shkencave të Mbrojtjes së Koresë së Jugut e cila u kryesua nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Shin Beom-chul

“Plani është fokusuar në përpjekjet për të zbatuar sistemin e mbrojtjes pa personel dhe zhvillimin e teknologjisë dhe standardeve të nevojshme”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, Shin u bëri thirrje të gjitha reparteve të mbrojtjes duke përfshirë dhe ushtrinë, forcat ajrore dhe detare, që të zbatojnë planin.

Koreja e Jugut është përballur me rënie nataliteti, ndërkaq të dhënat e fundit tregojnë se vendi regjistron rritje të çifteve të martuara pa fëmijë.





Story i mëparshëm

Shkalapurdhjet e Vuçiqit dhe realiteti objektiv

Story i radhës

Ndahen çmimet për gratë e arta të Kosovës, Rexhepi: Për të drejtat tona të luftojmë vazhdimisht

Të fundit nga