Shehi: Futbolli është i poshtër

Trajneri i Tiranës, Orges shehi foli në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme shtëpiake ndaj Egnatias.

Tekniku i bardhebluve thekson se ndaj Egnatias duhet përqëndrim pasi rrogozhinasit kanë kualitet në organikë, ndërsa shton se nuk kanë vuajtur ndaj Skënderbeut pavarësisht dy golave të psuar. Shehi thotë se ndaj korçarëve shënuan tre gola brenda 50 minutave dhe se asnjë kundërshtar tjetër nuk ia ka dalë ta bëjë këtë ndaj juglindorëve.

Ndeshja përballë Egnatias, e lehtë në letër? “Në futboll nuk ka ndeshje të lehta në letër, pasi edhe ato që duken të lehtë bëhen të vështira në fushë. Është një kundërshtar që vlen tre pikë pavarësisht se ku ndodhet, jemi të ndërgjegjshëm që brenda organikës ka lojtarë cilësorë”.

Atmosfera? “Është e mirë, nuk kemi vuajtur nga kjo pjesë në këtë sezon. Gjendja e lojtarëve nuk është 100%, na mungon Hoxhallari prej dëmtimit dhe Seferi për arsye kartonësh”.

Ndaj Skënderbeut vuajtët në fund? “Nuk vuajtëm me Skënderbeun pasi brenda 50 minutave e dërguam ndeshjen në rezultatin 3-0, nuk besoj se ka kundërshtar tjetër që t’ia ketë bërë këtë Skënderbeut. Sigurisht, pastaj pas ati rezultati ndryshon motivimi dhe sjellja në fushë, por fituam siç donim”.

Mungesa e Seferit hap problem? “Taulanti është nga lojtarët më kryesorë dhe i ka luajtur të gjitha takimet, edhe Hoxhallari është shtylla kryesore.

Pesha e tyre është e madhe te Tirana, por lojtarët e tjerë në fushë do të bëjën më të mirën për të mos e ndjerë mungesën. Përqëndrimi duhet të jetë gjithë kohën, se futbolli është i poshtër se kur ul vigjilencën ndëshkohesh dhe më pas vjen nervozizmi. Përqëndrimi duhet të jetë maksimal si në këtë ndeshje, ashtu edhe në ndeshjet e tjera”, u shpreh Shehi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nëse keni probleme me flokët, këto 7 mënyra natyrale janë zgjidhja e duhur për ju

Story i radhës

Nga kapja me kokainë te përndjekja e dhuna në familje, 8 të arrestuar në pak orë në Tiranë

Të fundit nga