Nëse keni probleme me flokët, këto 7 mënyra natyrale janë zgjidhja e duhur për ju

February 13, 2022
1 minut lexim

Për një arsye apo për tjetrën vjen një kohë që të gjithëve u krijohen probleme me flokët. Zgjedhja e shampove, trajtimeve apo dhe mënyra se si kujdesemi për to mund të ndikojnë negativisht ose pozitivisht. Sipas ‘Bright Side’ duhet të keni parasysh disa gjëra nëse doni të keni flokë të shëndetshëm.

1. Nëse doni të krijoni disa nuanca të çelëta në fundet e flokëve dhe doni ta bëni këtë në mënyrë natyrale, përdorni lëngun e limonit. Me një furçe dhëmbësh të pastër lyeni majat e flokëve dhe më pas qëndroni në diell për 45 minuta. Bëjeni këtë çdo dy javë.

2. Nëse keni probleme me flokët e rinj, përdorni pak llak dhe një furçe dhëmbësh. Kjo metodë do t’ju ndihmojë gjatë ditëve që flokët tuaj janë në gjendje të keqe.

3. Flokëve duhet t’i kushtoni vëmendje dhe gjatë kohës që flini. Mbulesat e mëndafshit do ndikojnë si në shëndetin tuaj ashtu dhe në mirëqënien e flokëve.

4. Karficat e zeza të flokëve kanë nevojë për përforcime ndonjëherë. Duke i sprucuar me llak do i bëni ato më të qëndrueshme.

5. Nëse mendoni se duke tharë flokët me peshqir është mënyra e duhur, e keni gabim. Kur fërkoni flokët, duke qenë se peshqiri është një material i fortë, mund të përkeqësoni fundet e flokëve. Në vend të kësaj, përdorni një bluzë me material të butë dhe mundohuni të mos i fërkoni flokët që të mos t’i dëmtoni ato.

6. Nëse doni të keni flokë me onde, por nuk doni t’i dëmtoni ato duke përdorur pjaster ose mashë, atëherë përdorni metodën natyrale. Kapni flokët e lagur gërshet para se të flini dhe në mëngjes do keni onde natyrale.

7. Mundohuni t’i lani flokët tuaj 1 ose 2 herë në javë. Nëse i lani shpesh herë atëherë mund t’i dëmtoni ato. Gjithashtu mundohuni të fusni në rutinën tuaj disa trajtime natyrale.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ambasadori rus në Suedi thotë se Rusia nuk brengoset për sanksione

Story i radhës

Shehi: Futbolli është i poshtër

Të fundit nga

ShkoLartë