Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar të premten shitjen e mundshme të një sistemi të avancuar raketor ajër-ajër dhe pajisjeve përkatëse për Italinë, në vlerë të rreth 364 milionë dollarëve.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për sistemin e avancuar të armëve precize APKËS-II (Advanced Precision Kill Ëeapon System-II), përfshirë komponentët udhëzues dhe pajisjet përcjellëse.
“Shitja e propozuar do të përmirësojë aftësinë e Italisë për t’iu përgjigjur kërcënimeve aktuale dhe të ardhshme, duke forcuar mbrojtjen e territorit të saj dhe duke shërbyer si mjet parandalues ndaj kërcënimeve rajonale”, thuhet në deklaratë, transmeton AA.
Departamenti i Shtetit tha se kapacitetet e reja do të ndihmojnë gjithashtu në mbrojtjen e forcave tokësore italiane dhe aleate.
“Kjo aftësi e avancuar do të mbrojë Italinë dhe forcat tokësore aleate dhe do të përmirësojë ndjeshëm kontributin e Italisë në sistemin e integruar të NATO-s për mbrojtjen ajrore dhe raketore”, thuhet më tej në njoftim.
Kontraktori kryesor për realizimin e marrëveshjes pritet të jetë kompania BAE Systems, me seli përkatëse në shtetin amerikan të Neë Hampshire.
Burimi: botasot.info


