perleshje ne turme jessie j ndalon koncertin dhe perballet me fansat nxirrini jashte 6a88ad5b9b833

Përleshje në turmë, Jessie J ndalon koncertin dhe përballet me fansat: Nxirrini jashtë

August 21, 2026
1 minut lexim

Këngëtarja Jessie J ka ndërprerë për pak çaste performancën e saj në Angli, pasi disa fansa në turmë u përfshinë në një përleshje.

Gjatë koncertit pranë Londrës, këngëtarja u kërkoi të pranishmëve të qetësoheshin dhe të mos përfshiheshin në konflikte.

“Ky është alkooli dhe egoja. Thjesht qetësohuni. Të grindesh është humbje kohe, sidomos të godasësh dikë. Dhe para fëmijëve, absolutisht jo”, u tha ajo fansave.
Jessie J u bëri thirrje të gjithëve që të mos reagonin me agresivitet, edhe nëse dikush tjetër po sillej keq.

Kur situata nuk u qetësua, këngëtarja kërkoi që personat e përfshirë në konflikt të nxirreshin nga salla.

“Shumë njerëz kanë shpenzuar para për këtë koncert për të më parë. Thjesht nxirrini jashtë që të vazhdojmë. Nuk më duhen këtu. Njerëzit kanë pritur me orë të tëra për të na parë”, tha ajo.

Reagimi i Jessie J u prit pozitivisht nga fansat, të cilët e vlerësuan për mënyrën e drejtpërdrejtë dhe të vendosur se si menaxhoi situatën.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shba miraton shitjen e mundshme te sistemit super te avancuar raketor per italine 6a88ac9157d5e
Lajmi i mëparshëm

​SHBA miraton shitjen e mundshme të sistemit super të avancuar raketor për Italinë

pajisjet shkollore qeveria paralajmeron masa per uljen e kostos 6a88b14e2d685
Lajmi i radhës

Pajisjet shkollore, Qeveria paralajmëron masa për uljen e kostos

Të fundit nga

ShkoLartë