cmimet po rriten por qeveria nuk nderhyn durmishi inflacioni eshte nen kontroll 6b0039550c7e4

Çmimet po rriten, por Qeveria nuk ndërhyn – Durmishi: Inflacioni është nën kontroll!

November 20, 2026
1 minut lexim
durmishi 1

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, deklaroi se aktualisht nuk ka nevojë për masa të jashtëzakonshme për uljen e çmimeve, pasi, sipas tij, inflacioni dhe çmimet janë nën kontroll.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, inflacioni vjetor në tetor ishte 3,3%, ndërsa kostoja e jetesës u rrit për 0,7% krahasuar me muajin paraprak.

Durmishi paralajmëroi vazhdimin e kontrolleve në markete, te distributorët dhe importuesit, duke mos përjashtuar masa shtesë në rast të shkeljeve.

Për vitin e ardhshëm janë planifikuar 44,4 milionë euro për masa punësimi, si dhe lehtësime administrative për bizneset e vogla dhe të mesme.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nendetesja berthamore britanike thyen rekordin 217 dite nen uje ekspertet ngrene alarmin 6b0038f96827b
Lajmi i mëparshëm

Nëndetësja bërthamore britanike thyen rekordin, 217 ditë nën ujë, ekspertët ngrenë alarmin

Të fundit nga

ShkoLartë