klsh ka zbuluar se fonde te pashfrytezuara ekzistojne ndersa familjet ende presin pd rames ku kane shkuar 1 16 miliarde eurot e rindertimit 6b0038bc151d0

“KLSH ka zbuluar se fonde të pashfrytëzuara ekzistojnë, ndërsa familjet ende presin”/ PD-Ramës: Ku kanë shkuar 1.16 miliardë eurot e rindërtimit?

November 20, 2026
min lexim

Partia Demokratike ngre shqetësime për mënyrën se si është administruar procesi i rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, duke akuzuar qeverinë për mungesë transparence, planifikim të dobët financiar dhe mosrealizim të fondeve.

Në një deklaratë, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, deklaron se gjatë periudhës 2019–2026 janë raportuar mbi 104.7 miliardë lekë, ose rreth 1.16 miliardë euro, për procesin e rindërtimit.

Sipas saj, pavarësisht kalimit të shtatë viteve nga tërmeti, procesi vijon të kërkojë financime shtesë në disa bashki, ndërsa auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë evidentuar mangësi në koordinimin dhe planifikimin e fondeve.

Vangjeli thekson se deri në fund të vitit 2023, projektet e miratuara për rindërtimin kapnin vlerën 120.7 miliardë lekë, ndërsa financimi faktik ishte 91.3 miliardë lekë, duke lënë një diferencë prej rreth 29.4 miliardë lekësh.

Ajo ngre gjithashtu shqetësimin për realizimin e ulët financiar gjatë vitit 2026. Sipas të dhënave të cituara nga Ministria e Financave, për periudhën janar-gusht janë realizuar vetëm 977 milionë lekë nga rreth 6.6 miliardë lekë fonde të disponueshme, ose 14.8%.

PD sjell në vëmendje edhe problematikat e evidentuara nga KLSH në Bashkinë e Tiranës dhe atë të Durrësit, përfshirë shpërndarjen joefektive të fondeve, mangësitë në administrimin e bonusit të qirasë dhe mungesën e informacionit publik mbi ecurinë e rindërtimit.

Në përfundim, Genta Vangjeli i kërkon kryeministrit Edi Rama të japë shpjegime për destinacionin e fondeve, numrin e banesave të përfunduara dhe dorëzuara, si dhe arsyet e mosrealizimit të investimeve.

“Ku kanë shkuar miliardat e shpenzuara dhe pse realizimi faktik i fondeve mbetet kaq i ulët?”, është një nga pyetjet e drejtuara nga përfaqësuesja e PD-së.

Sipas saj, shtatë vite pas tërmetit, qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për administrimin e fondeve dhe për familjet që ende nuk kanë siguruar zgjidhje për strehimin.

Deklaratat e PD-së bazohen në të dhëna dhe raporte të cituara nga KLSH dhe Ministria e Financave.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Gjatë seancës plenare të kësaj jave, Kryeministri Edi Rama tha se ka një problem me rindërtimin në Bashkinë e Tiranës, sepse kjo Bashki ka dy vjet pa kokë.

Ka dhe një problem tjetër kryeministër, sepse një shumë e madhe në dispozicion të strehimit dhe të rindërtimit nuk është vënë në lëvizje.

Tani, le të dëgjojë kryeministri dhe të gjithë shqiptarët çfarë evidencash dalin nga institucionet për procesin e rindërtimit gjatë qeverisjes së tij.

Më 26 nëntor 2026 mbushen 7 vite nga tërmeti shkatërrues. Megjithatë, procesi i rindërtimit vijon të financohet në disa bashki të vendit, duke dëshmuar se ende nuk ka përfunduar.

1. Rindërtimi vijon të kërkojë financime shtesë edhe pas 7 vitesh.

Vetëm në dhjetor 2024 dhe dhjetor 2025, qeveria miratoi fonde të tjera për banesa individuale në Durrës, Kamëz, Mirditë, Shijak, Krujë dhe Vorë. Pra, problemi nuk kufizohet vetëm në Tiranë.

Dokumente provuese: VKM nr. 837, datë 26.12.2024; vendimi i datës 30.12.2025, fond shtesë 501,942,235 lekë.

2. KLSH ka evidentuar mungesë koordinimi dhe mangësi në planifikimin afatgjatë të fondeve.

Dokument: KLSH, Efektiviteti i programeve për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore 2019, f. 40–41.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

be ja kerkon disipline me te madhe fiskale nga kosova thekson sfidat dhe jep rekomandime per buxhetin e vitit 2027 6b0038620b0ff
Lajmi i mëparshëm

BE-ja kërkon disiplinë më të madhe fiskale nga Kosova, thekson sfidat dhe jep rekomandime për buxhetin e vitit 2027

rivali i erdoganit jashte gares presidenciale gjykata i anulon diplomen imamoglut 6b0038c690bcf
Lajmi i radhës

Rivali i Erdoganit jashtë garës presidenciale? Gjykata i anulon diplomën Imamoglut

Të fundit nga

ShkoLartë