bella hadid puthje e perqafime ne aspen me te dashurin kauboj nathan lacy 6b001d35467ed

Bella Hadid, puthje e përqafime në Aspen me të dashurin kauboj Nathan Lacy

November 20, 2026
1 minut lexim

Bella Hadid nuk po e fsheh më romancën e re. Supermodelja u fotografua këtë javë në Aspen të Kolorados në krah të të dashurit Nathan Lacy, me të cilin shkëmbeu puthje dhe përqafime në mes të rrugës, gjatë një pasditeje pazaresh nëpër dyqanet vintage.

Sipas TMZ, 30-vjeçarja kishte veshur një kapelë leshi të bardhë, xhaketë dhe pantallona xhinse, ndërsa Lacy kishte zgjedhur një këmishë me kuadrate, pallto të bardhë dhe kapelë me logon e birrës Coors. Çifti mbante me vete edhe një qen golden retriever, dhe në një moment Bella e mbështeti kokën në supin e tij me buzëqeshje të gjerë.

Paraqitja vjen vetëm pak ditë pasi modelja e bëri zyrtare lidhjen. Në fillim të nëntorit ajo publikoi në Instagram fotografi nga ndeshja e skuadrës së hokejit Colorado Avalanche, ku shfaqej e përqafuar me Lacy-n, ndërsa në njërën prej tyre ai i kafshonte lehtë mjekrën.

Kush është Nathan Lacy? Sipas mediave amerikane, ai vjen nga një familje me rrënjë të thella në Crested Butte të Kolorados, ku familja e tij jeton prej pesë brezash, dhe punon në biznesin familjar të ndërtimit. Për shkak të lidhjes me jetën e Perëndimit amerikan, mediat e quajnë shpesh “kaubojin” e Bellës.

Vetëm në korrik, TMZ raportonte se Bella ishte beqare dhe se Lacy, vëllai i një shoqeje të saj, ishte thjesht mik. Sipas disa mediave, modelja ka blerë së fundmi edhe një shtëpi në Crested Butte, gjë që tregon se lidhja e saj me Koloradon po forcohet.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksion antidroge ne struge bastisje me urdher gjykate ne frengove arrestohet 47 vjecari 6b001d329e323
Lajmi i mëparshëm

Aksion antidrogë në Strugë: Bastisje me urdhër gjykate në Frëngovë, arrestohet 47-vjeçari!

Të fundit nga

ShkoLartë