Më 19.11.2026, zyrtarët policorë të Njësisë së Punëve të Brendshme në Strugë kanë privuar nga liria A.A. (47) nga fshati Frëngovë i Strugës.
Policia e Strugës, në bashkëpunim me zyrtarët e Departamentit të Policisë Kriminalistike pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, me urdhër të Gjykatës Themelore në Strugë, kanë kryer kontroll në ambientet që i përdorte A.A., ku është gjetur dhe sekuestruar një substancë e bardhë pluhur.
Ndërsa, gjatë kontrollit personal ndaj tij, është gjetur dhe sekuestruar gjithashtu një sasi tjetër e substancës së bardhë pluhur.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit në fjalë do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Burimi: alfax.mk


