Kelly Osbourne ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të re në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Rolling Stone UK Awards”, e mbajtur të enjten mbrëma në Londër.
42-vjeçarja u shfaq me një transformim të dukshëm në pamje, duke prezantuar flokë të gjatë të kuq dhe një stil më dramatik, që nuk kaloi pa u vënë re nga të pranishmit.
Për këtë mbrëmje, Kelly zgjodhi një fustan të kaltër elegant nga stilistja Rebecca Vallance, me dekolte të theksuar, i cili i dha paraqitjes së saj një pamje glamuroze, shkruan Daily Mail, transmeton “Bota sot”.


Paraqitja e saj u bë një nga momentet më të komentuara të mbrëmjes, ndërsa ndryshimi në stilin e flokëve dhe pamjen e përgjithshme e bëri atë të dallohej në mesin e të ftuarve.
Ceremonia “Rolling Stone UK Awards”, e mbajtur në ambientet e Roundhouse në Camden të Londrës, mblodhi emra të njohur të muzikës, filmit dhe televizionit britanik.

Burimi: botasot.info

