Një aksident është regjistruar mëngjesin e së premtes në qendër të Orikumit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar një viktimë dhe disa të plagosur.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën 63-vjeçari Xhevahir Xhelili, i cili udhëtonte në njërin prej automjeteve të përfshira në aksident. Ndërkohë, disa persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas informacioneve, në automjetin tjetër udhëtonin disa punëtorë të huaj, të cilët po shkonin drejt zonës bregdetare të Vlorës për punë.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti tragjik. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Vlorës.
Burimi: botasot.info


