perplasje te ashpra per buxhetin 2027 opozita dorezon rreth 400 amendamente pushteti dhe opozita shkembejne akuza 6b00010dd0231

Përplasje të ashpra për Buxhetin 2027, opozita dorëzon rreth 400 amendamente, pushteti dhe opozita shkëmbejnë akuza

November 20, 2026
1 minut lexim
att.aZVSQVTgKc81ZmDiC47 XPLUwqTiSbFz5OeNgw BAHg

Debat i ashpër dhe akuza të ndërsjella mes pushtetit dhe opozitës kanë shoqëruar ditën e fundit të debatit të përgjithshëm për Propozim-Buxhetin e vitit 2027 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Në fokus të diskutimeve ishin rritja ekonomike, borxhi publik, investimet infrastrukturore dhe ndarjet buxhetore për bujqësinë.

Nga nesër nis shqyrtimi i amendamenteve, ku do të diskutohen rreth 400 amendamente të dorëzuara nga partitë opozitare.

Deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski, kritikoi buxhetin e propozuar, duke vlerësuar se shifrat e planifikuara nuk përputhen me paralajmërimet e pushtetit për zhvillim ekonomik. Ai pretendoi se janë paraparë më pak mjete për projekte infrastrukturore, ndërtimin e rrugëve dhe mbështetjen e bujqësisë.

Kritikave iu përgjigj deputeti Prenxhov, i cili i cilësoi pretendimet e opozitës si manipulime dhe spekulime. Ai krahasoi rritjen ekonomike, duke deklaruar se gjatë periudhës kur Spasovski ishte ministër ajo mesatarisht ishte 1,1%, ndërsa aktualisht, sipas tij, arrin në 3,7%.

Prenxhov gjithashtu pretendoi se borxhi publik është ulur, nga 60,5% në 56,6% gjatë dy viteve të fundit.

Në debat u përfshi edhe Levica, e cila ka dorëzuar 80 amendamente. Shtatë prej tyre synojnë përmirësimin e sistemit të mbrojtjes nga dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore.

Levica kërkon ndarjen e 160 milionë denarëve për ndërtimin, përshtatjen dhe pajisjen e strehimoreve të reja për viktimat e dhunës.

Me përfundimin e debatit të përgjithshëm, Kuvendi kalon në fazën e shqyrtimit të amendamenteve, ku do të diskutohet për prioritetet e financimit shtetëror dhe shpërndarjen e mjeteve për zhvillim ekonomik e social.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

koalicioni i te vullnetshmeve ne berlin perkrah ukraines 6b0000b9d2bcf
Lajmi i mëparshëm

Koalicioni i të Vullnetshmëve në Berlin: Përkrah Ukrainës

kelly osbourne befason me transformimin e ri shfaqet me floke te gjate te kuq ne londer 6b000110e6144
Lajmi i radhës

Kelly Osbourne befason me transformimin e ri, shfaqet me flokë të gjatë të kuq në Londër

Të fundit nga

ShkoLartë