Ministria e Ekonomisë dhe Punës ka përgatitur propozimin për shportë shkollore e cila pritet të marrë pëlqimin në seancën e ardhshme të Qeverisë. Sipas kryeministrit Hristijan Mickoski kjo masë bëhet me qëllim që të ulë barrën financiare të familjeve në periudhën para fillimit të vitit shkollor, sidomos familjet me më shumë fëmijë.
“Në seancën e ardhshme qeveritare të martën, do të marrim vendim për përcaktimin e shportës shkollore. Dhe mendoj se në kuadër të mundësive, e gjithë kjo do të jetë tërheqëse për prindërit dhe nxënësit.” – Hristijan Mickoscki, Kryeministër.
Masa, ashtu si vitin e kaluar, do të përfshijë furnizimet bazë shkollore që blihen më shpesh para fillimit të vitit shkollor, duke përfshirë çanta, fletore, lapsa, goma, vizore, ngjitës, blloqe, si dhe materiale për arsimin artistik dhe teknik. /Alsat.mk
Burimi: lajmpress.org


