vrasja e turistit portugez ne ksamil gjykata e sarandes le ne burg sokrat vaten dhe 4 te tjere 6a88ac327dbf1

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, Gjykata e Sarandës lë në burg Sokrat Vatën dhe 4 të tjerë

August 21, 2026
1 minut lexim

Gjykata e Sarandës ka caktuar masat e sigurisë për 11 personat e arrestuar në lidhje me vrasjen me thikë të turistit portugez, disa ditë më parë në Ksamil.

Sipas raportimeve për mediat, për autorin e vrasjes, Sokrat Vatën, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”. E njëjta masë sigurie është caktuar edhe për Ezgi Parlak dhe Nuh Mahmutoglu, të cilët u arrestuan pas ngjarjes.

Ndërkohë, për Ildi Cekanin dhe Ardit Kasemin është caktuar masa “arrest në burg” për një afat 45-ditor. Për Luciano Seferin, Moisi Matushajn, Romeo Shehun, Murat Zhabinën dhe Kristo Koshon, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë, ku Luis Miguel Varela Mendes, 20 vjeç, me shtetësi portugeze por banues në Francë, u vra mizorisht në Ksamil, i cili kishte ardhur për të kaluar pushimet verore në jugun e Shqipërisë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rasti rashkoviq i sherben strategjise se beogradit gashi vuciqi po perpiqet ta zhvendose narrativen nga krimet e luftes 6a88abb3093c6
Lajmi i mëparshëm

“Rasti Rashkoviq i shërben strategjisë së Beogradit” – Gashi: Vuçiqi po përpiqet ta zhvendosë narrativën nga krimet e luftës

shba miraton shitjen e mundshme te sistemit super te avancuar raketor per italine 6a88ac9157d5e
Lajmi i radhës

​SHBA miraton shitjen e mundshme të sistemit super të avancuar raketor për Italinë

Të fundit nga

ShkoLartë