SHBA dhe BE t’i zëvendësojnë Escobarin, Borellin dhe Lajçkun që me Serbinë duan kompromis

February 24, 2022
min lexim

Rusinë dhe Serbinë në Kosovë i pret një varr i thellë dhe i tmerrshëm, nga i cili nuk do të dalin kurrë më.

Oj Rusi xhelate, o Vladimir Putin psikopati,o Aleksandër Vuçiq krimineli dhe ëndërrtari, larg duart nga Kosova,se Kosova do të jetë varri i madh dhe i tmerrshëm për Rusinë dhe Serbinë.

Kosova është tokë denbabaden shqiptare e larë dhe e njomur me gjakun e shqiptarëve.

Serbët në Ballkan kanë ardhur si hordhi të egra nga Karpatet në shekullin e 6-të, duke sjellë egërsi, luftëra, vrasje, masakra dhe dëbime të shqiptarëve autoktonë që kanë jetuar gjer përtej Nishi.

Në arkivat e Stambollit gjenden tapitë e shqiptarëve që kanë jetuar gjer përtej Nishi, e që i ka dëbuar Serbia kriminale.

Kishat, manastiret dhje patriarkanat në Kosovë për të cilat Serbia dhe serbët mendojnë se janë serbe, fillimisht kanë qenë objekte kulti të krishtera shqiptare, të ndërtuara në tokën shqiptare dhe nga vetë shqiptarët.

Serbia dhe serbët këto objekte kulti të krishtera shqiptare i kanë okupuar kur e kanë okupuar Kosovën, ua kana ndryshuar pamjen dhe i kanë përvetësuar. Për këtë ekzistojnë dëshmi kishtare dhe fotografi.

Në të gjitha gërmimet arkeologjike në Kosovë gjenden vetëm relikte Dardane-Ilire, pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët.

Këtë e tregon edhe kjo hartë e Enciklopedisë Ruse e vitit 1817.

Vladimir Putini me çmendurinë e tij okupuese ndaj Krimesësë Ukrainës, duke i shpallur të pavarura Donjeckun dhe Luhanskun që kontrollohen nga separatistët rusë, dhe duke vendosur ushtrinë, tanket dhe armatimin e Rusisë, gjoja si forca paqeruajtëse, u tregoi SHBA-ve dhe BE-së, se është dashur të jenë më të shpejtë, duke ia treguar dhëmbët Rusisë me vendosjen e sanksioneve të ashpra, dhe jo të taktizojnë që Rusia t’i befasojë me këtë shpejtësi agresive.

Vladimir Putini dhe Rusia ekspansioniste dëshmuan edhe njëherë se diplomacia e SHBA-ve dhe e BE-së duhej të ishin më të syçelë dhe më efikase.

Ukraina dhe populli i saj kanë nevojë për mbështetje me veprime rrufeshme dhe të menjëhershme, sepse vetëm veprimet dhe sanksionet e fuqishme do të shin parandaluese për orekset ekspansioniste të Rusisë.

Krimineli Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë kriminale, më 19 shkurt 2022, si vasal dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Vladimir Putinit, presidentit të Rusisë dhe ish agjeëntit Rus, para mediave lansoi informimin demagogjik të përgatitur në kuzhinat e Moskës dhe Beogradit, se gjoja Kosova së shpejti do të pranohet në NATO, dhe se kjo do të shkaktonte problem të madh për Serbinë.

Krimineli Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë kriminale, më 21 shkurt 2022, i orkestruar nga Rusia, kërkoi nga SHBA-të dhe BE-ja që të mos i bëjnë presion për njohjen e Kosovës, se gjoja e ka në rrezik edhe jetën e tij dhe se edhe mund ta vrasin.

Image

Krimineli Aleksandër Vuiq, më22 shkurt 2022 deklaroi gjithashtu se, “ do ta dënonte njohjen e pavarësië së rajoneve separatist në lindje të Ukrainës nga rusia, kur presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskui të dënojë bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1999”.

Nikollai Petrushev, shefi i inteligjencës së Rusisë ka paralajmëruar vizitën e tij në Beograd, gjoja për të biseduar për “separatistët” e supozuar nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina që gjoja do të luftojnë në Ukrainë kundër Rusisë.

Vladimir Putini dhe Rusia, planifikim të radhës e kanë edhe destabilizimin e Ballkanit nëpërmjet Serbisë dhe Republika Serpska, si dy çerdhe të Rusisë në Ballkan

Rusia dhe Serbia afër Nishit e ka ngritur bazën ushtarake, ndërsa afër Trebinjës në Republika Serpska janë duke ndërtuar një aeroport të madh për aterrimin e avionëve të mëdhenj transportues ushtarakë.

Këto fakte të sipër theksuara duhet të jenë kambanë e fuqishme për SHBA-të dhe për BE-në, për ta ndryshuar qasjen toleruese dhe lazdruese ndaj Serbisë Kriminale.

Këto fakte të sipër theksuara duhet të jenë një kambanë e fuqishme për SHBA-të dhe për BE-në, se me emisarë të sojit Mathew Palmer- dhëndër i Beogradit dhe me Richard Grenel, të dy pro serbë të dëshmuar, me Joseph Borell dhe me Miroslav Lajcak, gjithashtu pro serbë të dëshmuar, dialogu Kosovë-Serbi nuk mund të përfundojë me sukses dhe metë drejtës dhe të vërtetën për Kosovën.

Joe Biden dhe administrata e tij, duhet t’i shqyrtojnë me vëmendje këto faktorë të sipër theksuar dhe me kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme, duke i zëvendësuar emisarët Gabriel Escobar, Joseph Borell dhe Miroslav Lajçak me emisarë të tjerë që do të jenë kundër kompromisit me Serbinë kriminale në dëm të Kosovës viktimë.

Lazdrimi I Serbisë kriminale në 22 vitet e kaluara, pranimi i gënjeshtrave të Serbisë kriminale se gjoja nuk ka kryer krime gjenocidale në Kosovë, pranimi i idesë së Serbisë kriminale se Kosova nuk mund të merr gjithçka e Serbia asgjë.

Pranimi i idesë së Serbisë kriminale, që dialogu Kosovë-Serbi të zhvillohet mbi bazën e arritjes së një kompromisi.

Pranimi i kërkesës së Serbisë kriminale që në Kosovë duhet të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, sepse kjo marrëveshje na qenka nënshkruar në Bruksel.

Kur dihet mirëfilli se themelimi i këtij asociacioni është nënshkruar nga tradhtarët e Kosovës Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, nën obstruksionet e Ketrin Ashton, Frederika Mogherini dhe Johanes Hahn.

Kur dihet se themelimi i këtij asociacioni nënkupton themelimin e Republika Serpska në Kosovë, që do të thotë dorë e zgjatur e Serbisë dhe e Rusisë në Kosovë dhe në Ballkan.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, është tejet i dëmshëm për funksionimin e shtetit të Kosovës, kur dihet se pakica serbe nw Kosovë edhe pse i gëzon të drejtat më shumë se çdo pakicë tjetër në botë, të drejta të garantuara me Kushtetutën e Kosovës, përsëri shkakton trazira në Kosovë, sa herë që dëshiron Beogradi.

Kur dihet se shqiptarët në Luginën e Preshevës gjenden nën një presion të madh nga Serbia, duke i pasivizuar edhe adresat e tyre, që nënkupton shlyerje të ekzistimit të tyre.

E tërë kjo nuk është gjë tjetër veçse padrejtësi ndaj Kosovës viktimë e agresionit gjenocidal të Serbisë kriminale në vitet 1998/99, dhe favorizim i Serbisë kriminale, e cila në çdo mënyrë synon dhe dëshiron shtrirjen e influencës së Rusisë në Kosovë dhe në Ballkan.

Joe Biden-presidenti i SHBA-ve duhet ta rishqyrtojë dhe kundërshtojë edhe qëndrimin e Gabriel Escobarit, emisarit të tij në dialogun Kosovë-Serbi, i cili në mbledhjen e Komitetit për marrëdhënie ndërkombëtare në Senatin e SHBA-ve, deklaroi se, “Uashingtoni ia ka bërë të qartë Qeverisë së Kosovës e cila udhëhiqet nga Albin Kurti, se për të arritur deri te njohja reciproke me Serbinë , Prishtina duhet të bëjë kompromise.

Ne e mbështesim asociacionin , e para, është se për të palët janë pajtuar. Edhe pse Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka thënë se disa pjesë nuk janë në përputhje me kushtetutën, nuk ka thënë se vetë asociacioni është jo kushtetues.

Është në dorën e Kosovës dhe të Serbisë që të vendosin se si do të dukej asociacioni. Nuk duhet të jetë dhe sigurisht ne nuk duam që të jetë i ngjashëm me Republika Serpska, por ne i kemi bërë thirrje dhe kolegu im Lajçak ka i bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të shqyrtojë modelet që ata besojnë se mund të jenë të përshtatshëm, që nuk do ta dëmtojnë sovranitetin e dhe funksionalitetin e Kosovës”, tha Escobar.

O Gabriel Escobar, pse po i bëni presion Kosovës që ta themelojë asociacionin, dhe nuk i bëj presion Serbisë kriminale që të mos themelohet ky asociacion i dëmshëm për Kosovën dhe që nuk e dëshiron Kosova.

Kush ja do të mirën Kosovës, Ballkanit dhe paqes, nuk duhet në asnjë mënyrë të lejojë themelimin e asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

Krimineli Vladimir Putin në një konferencë për media më 22 shkurt 2022 ka kërkuar që, “Bota ta njohë aneksimin e Krimesë-sepse sipas tij, nuk është ndryshe nga Kosova”.

O Vladimir Putin psikopati, t’i e din shumë mirw, por edhe bota e din se Kosova ishte e pushtuar nga Serbia kriminale, ngjashëm si Krimeja që u pushtua këtyre ditëve me agresion nga Rusia ekspansioniste.

Bota nuk do ta njeh kurrën e kurrës Krimenë e pushtuar nga Rusia kriminale.

O Putin psikopati, Kosova është tokë denbabaden shqiptare e larë dhe e njomur me gjakun e shqiptarëve.

Po qe se Serbia dhe Rusia vendosin ta sulmojnë Kosovën, ky do të jetë një varr i madh dhe i tmerrshëm, ku do të hyjnë Serbia edhe Rusia, dhe ky do të jetë edhe fundi i tyre, që bota të shpëtojë nga agresionet, luftërat dhe masakrat ekspansioniste serbo-ruse.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kufizohen fluturimet në aeroportet në jug të Rusisë

Story i radhës

BE dënon “agresionin rus” ndaj Ukrainës

Të fundit nga

Pesë pyetje për 2025-ën

Ndërrimi i administratës në Shtetet e Bashkuara, me Donald Trump që merr përsëri drejtimin pas Joe Biden më 20 janar 2025, do të sjellë ndikime të rëndësishme në politikën amerikane dhe globale.
ShkoLartë