shabani administrata do te votoje kunder rames ndryshimi eshte ne rruge 67fc96244196c

Shabani: Administrata do të votojë kundër Ramës, ndryshimi është në rrugë

April 14, 2025
1 minut lexim

Kryetari i partisë Nisma Thurrje, Endi Shabani i cili në zgjedhjet e 11 majit kandidon në koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se në 11 maj një pjesë e mirë e administratës do të votojë kundër Edi Ramës.

“Ka një pjesë që voton në mënyrë klienteliste, por unë jam i bindur se një pjesë e mirë administratës do votojë kundër Edi Ramës”,-tha Shabani.

I pyetur se ku ndryshon koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” nga partitë e tjera të reja si “mundësia e drejtuar nga Agron Shehaj apo “Lëvizja Bashkë” e drejtuar nga Arlind Qori, Shabani tha:

Një nga reformat që ne kemi menduar është për të krijuar një gjykatë të posaçme për çështjen e pronave. Për të nisur iniciativa ligjor në parlament nuk të duhen 71 mandate. Ne nga parlamenti mund të vazhdojmë, se këtë profil kemi, ne kemi çuar 6 çështje në SPAK, kemi çuar dy ministra në burg, duke qenë jashtë parlamentit.

Unë kam besim te administrata publike, se sa duhet të jetë pensioni pa dyshim e di më mirë administrata se ç’mund ta dinë ekspertët e Nisma Thurje”,-tha Shabani.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

maura higgins rremben vemendjen me pamjen sexy si cowgirl ne coachella 67fc544704502
Story i mëparshëm

Maura Higgins rrëmben vëmendjen me pamjen sexy si Cowgirl në Coachella

ymeri paralajmeron krize institucionale lvv po jep shenja te bllokimit 67fc9f837b793
Story i radhës

Ymeri paralajmëron krizë institucionale: LVV po jep shenja të bllokimit

Të fundit nga

Dramë, festë dhe dëshpërim në Korçë!

Korça ishte përgatitur sot për festë, por ka përjetuar një dramë, pasi është mundur në shtëpi nga Bylisi dhe ky rezultat ka shënuar rënien nga kategoria të skuadrës së drejtuar nga Ernest
ShkoLartë