elita ruse anashkalon sanksionet duke blere pasaporta te arta malteze 680e56ec917a9

​Elita ruse anashkalon sanksionet duke blerë ‘pasaporta të arta’ malteze

April 27, 2025
min lexim

Malta mbetet i vetmi vend i BE-së që ende shet shtetësi në këmbim të investimeve dhe disa rusë nën sanksionet evropiane dhe amerikane për pushtimin rus të Ukrainës kanë përfituar nga skema.

Financial Times, duke cituar Gazetën Zyrtare të Maltës dhe dokumentet e zbuluara, një nga pronarët e “pasaportës së artë” është biznesmeni rus Albert Avdolyan, i cili është nën sanksionet e BE-së për luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Megjithatë, falë pasaportës malteze, të cilën e ka marrë përmes programit të “vizave të arta”, ai mund të jetë në gjendje t’i anashkalojë pjesërisht ndalimet e udhëtimit, transmeton KosovaPress.

Avdolyan, i cili mori pasaportën e tij në 2015, është në mesin e shtatë personave që morën nënshtetësinë malteze dhe më vonë u sanksionuan nga SHBA, BE ose Ukraina për lidhjet e tyre me luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Tre të tjerë që morën pasaporta malteze u sanksionuan më vonë nga SHBA për luftën në Ukrainë, ndërsa tre të tjerë u sanksionuan nga autoritetet ukrainase.

Evgeniya Bernova u sanksionua pasi SHBA e akuzoi për blerjen e pajisjeve me përdorim të dyfishtë për ushtrinë ruse përmes një kompanie malteze. Bernova pretendon se ajo mori nënshtetësinë malteze pas një “procesi të plotë” dhe se ajo ka “lidhje të vërteta me Maltën”.

Të paktën një pasaportë malteze u konfiskua. Në veçanti, milioneri rus Pavel Melnikov humbi “vizën e artë”.

Melnikov kishte pasaporta nga Malta dhe Saint Kitts dhe Nevis. Policia finlandeze kontrolloi pronat e tij në Turku, në vitin 2018. Në shkurt, ai u dënua për shkelje tatimore dhe kontabiliteti në Finlandë dhe iu hoq shtetësia malteze. Ai apeloi të dy vendimet.

Këta mbajtës të pasaportave janë pjesë e një grupi më të gjerë prej 16 individësh që fituan me sukses shtetësinë malteze, edhe pse më vonë u sanksionuan ose u dënuan për vepra penale.

Programi “viza e artë” kërkon një investim një herë prej të paktën 600 mijë euro, blerje ose dhënie me qira të pasurive të paluajtshme, një donacion prej 10 mijë euro për bamirësi dhe qëndrim në Maltë për tri vjet. Periudha e qëndrimit mund të shkurtohet në një vit me një investim prej 750 mijë euro.

Për shkak të kësaj, Komisioni Evropian nisi një padi kundër Maltës para Gjykatës së Drejtësisë së BE-së me qëllim anulimin e programit. Komisioni pretendon se ky program “minon thelbin dhe integritetin e shtetësisë së BE-së”. Vendimi i gjykatës pritet të martën, më 29 prill.

Që nga prilli 2025, BE-ja ka miratuar 16 paketa sanksionesh kundër Rusisë në përgjigje të pushtimit të saj në shkallë të gjerë të Ukrainës. Masat synojnë të dobësojnë kapacitetet ekonomike dhe ushtarake ruse, dhe ta bëjnë më të vështirë anashkalimin e sanksioneve ekzistuese.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

studying abroad overcoming cultural and academic challenges for success 680e5457320d7
Story i mëparshëm

Studying Abroad: Overcoming Cultural and Academic Challenges for Success

natasha kandiq nderohet me celesin e qytetit te prishtines 680e579ff1a57
Story i radhës

​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

Të fundit nga

ShkoLartë