drame feste dhe deshperim ne korce 680e5367acf86

Dramë, festë dhe dëshpërim në Korçë!

April 27, 2025
1 minut lexim

Korça ishte përgatitur sot për festë, por ka përjetuar një dramë, pasi është mundur në shtëpi nga Bylisi dhe ky rezultat ka shënuar rënien nga kategoria të skuadrës së drejtuar nga Ernest Gjoka.

Korçarëve u duhej fitorja për të siguruar mbijetesën dhe sulmuan ën kërkim të golit. Por ishin ballshiotët që shënuan të parët me Mustafa.

Përgjigja e shpejtë e Bismark ndezi entuziazmin përsëri në stadiumin e mbushur si rrallëherë me tifozët korçarë në mbështetje të ekipit.

Por nëse nga një anë rastet humbeshin me radhë, Bylisit që i mjaftonte edhe barazimi, iu shfaq momenti i duhur për të goditur me Përgjonin në pjesën e dytë, duke gjetur edhe një herë avantazhin.

Ky gol demoralizoi korçarët, të cilët shpërdoruan ato pak raste që krijuan deri në fund dhe panë ballshiotët të festonin në vërshëllimën përfundimtare për mbijetesën, teksa panë veten të rënë nga kategoria.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

dy skenare per zhbllokimin e kuvendit sipas shenoll muharremit 680e4fa7d045a
Story i mëparshëm

Dy skenarë për zhbllokimin e Kuvendit sipas Shenoll Muharremit

studying abroad overcoming cultural and academic challenges for success 680e5457320d7
Story i radhës

Studying Abroad: Overcoming Cultural and Academic Challenges for Success

Të fundit nga

ShkoLartë