natasha kandiq nderohet me celesin e qytetit te prishtines 680e579ff1a57

​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

April 27, 2025
min lexim

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama i ka dhuruar sot Çelësin e Qytetit aktivistes për të drejtat e njeriut Natasha Kandiq, për rolin e saj në dokumentin e krimeve serbe gjatë luftës në Kosovë.

Rama vlerësoi lart figurën e Kandiq duke shtuar se ajo ka kaluar mbi tri dekada duke dokumentuar krimet dhe duke punuar për t’i sjellë kriminelët e luftës para drejtësisë.

Ai theksoi se me këtë akt simbolik duan t’i shprehin falënderimet ndaj saj për mbrojtjen e së vërtetës dhe drejtësisë, raporton KosovaPress.

Rama: Natasha Kandiq ia kushtoi jetën mbrojtjes së vërtetës dhe drejtësisë

“Zonja Kandiq ka kaluar mbi tri dekada duke dokumentuar krimet e luftës të kryera midis viteve 1992-1999 në ish-Jugosllavi. Ajo themeloi Fondin për të Drejtën Humanitare, dhe punoi edhe për t’i sjellë kriminelët e luftës para drejtësisë. Madje edhe kur kjo nënkuptonte se duhej thënë e vërteta e hidhur edhe për bashkëkombësit e saj. Sot, me këtë akt simbolik, dua t’i shpreh falënderimin tonë të thellë kësaj gruaje që ia kushtoi jetën mbrojtjes së të vërtetës dhe drejtësisë me përkushtim të admirueshëm. Puna e zonjës Kandiq shpesh përkundër kërcënimeve dhe vështirësive të mëdha i ka kapërcyer kufijtë etnikë dhe kombëtarë, duke i nderuar të gjitha viktimat e së kaluarës. Pikërisht për këtë kryeqyteti Prishtina vendosi ta nderojë me Çelësin e Qytetit të Prishtinës, sot kur Kosova shënon Ditën e të Pagjeturve,” ka thënë Rama.

Aktivistja për të drejtat e njeriut Natasha Kandiq theksoi se ndjehet e nderuar për dhurimin e Çelësit të Qytetit të Prishtinës.

Kandiq: Kemi marrë veprime të zbulohen krimet

“Të gjithë e dimë se çfarë ndodhi më 27 prill, të gjithë kemi marrë veprime që të zbulohen krimet që janë shkaktuar. Dita e sotme do të jetë ditë që do t’i përkujtojmë viktimat, por do të mbajmë lule për ta. Kam menduar se ditën e sotme si do ta marrë këtë Çelës të Qytetit të Prishtinës”, ka thënë Kandiq.

Ndryshe, Kandiq gjatë gjithë luftës në Kosovë udhëtoi nëpër Serbi, duke ofruar informacione për shkeljet e të drejtave të njeriut që po kryheshin nga policia dhe ushtria serbe.

Ajo dhe stafi i saj u kërcënuan në mënyrë anonime për punën e tyre dhe zyra e tyre ishte lyer me një svastikë dhe mesazhin “spiunët e NATO-s”.

Provat që ajo mblodhi u përdorën më vonë në përgatitjen e aktakuzave nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë .

Kandiq është fituese e më shumë se 20 çmimeve ndërkombëtare, rajonale dhe kombëtare për të drejtat e njeriut.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

elita ruse anashkalon sanksionet duke blere pasaporta te arta malteze 680e56ec917a9
Story i mëparshëm

​Elita ruse anashkalon sanksionet duke blerë ‘pasaporta të arta’ malteze

rralle qendrojne beqare per nje kohe te gjate zbuloni se per cilat shenja te horoskopit behet fjale 680e58ccb5f33
Story i radhës

Rrallë qëndrojnë beqarë për një kohë të gjatë, zbuloni se për cilat shenja të horoskopit bëhet fjalë

Të fundit nga

ShkoLartë