Shaban Sfeçla dhe proserbi Edi Rama

June 9, 2022
min lexim

Shaban Hamiti, i njohur si Shaban Sfeçla, i biri i Kadrisë, ishte një burrë i matur, trim dhe Atdhetar i fshatit llapjan. Ai me tërë qenien ka bërë çmos që të luftojë armikun e shqiptarëve, Serbinë.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumë shqiptarë kishin pasur fatin e zi të merren nga vendi i tyre, gjoja për të ndjekur gjermanët, dhe, po detyroheshin të shkelnin më këmbë pothuaj përgjatë gjithë Jugosllavisë. Kjo nuk po bëhej aq me qëllim të “çlirimit” nga gjermanët, por për t’i bërë të vuanin e vrisnin shqiptarët, shumë prej të cilëve patën fatin e keq dhe nuk u kthyen më, pse ishin vrarë si në Tivar e vende tjera nga vetë forcat serbe.

Image

Në foto: Shaban Sfeçla

Serbët ishin të amatosur, ndërsa shqiptarët jo! Kështu do ndiqeshin gjermanët prej shqiptarëve nga trojet e Jugosllavisë! Serbët kishin edhe një qëllim, atapo i  largonin shqiptarët nga vendi i tyre, që të mos kishte kush të kundërshtonte e të luftonte riokupimin e Kosovës pas nga Serbia LDB.

Shaban Hamiti i Sfeçlës, i njohur si Tani i Kadrisë, ka marrë pjesë në Luftën e Dytë Botërore me brigadat “partizane” në ndjekjen e nazistëve gjermanë nga trojet e Jugosllavisë. Shabani bie në një minë afër Gorazhdës në rrugën për Trebinje, në Bosnje e Hercegovinë, ku plagoset shumë rëndë. Ishte plagosur aq rëndë, sa të gjithë kishin menduar se Shabani nuk do i shpëtonte vdekjes. prandaj të tjerët kishin marrë arratinë me rastin e plagosjes së Shabanit, duke ia marrë edhe gjërat personale që i kishte me vete.E kanë qitë në një rrasë guri për të vdekur. E kanë lënë aty, e kanë kthyer në shpinë si njeriun e vdekur.

Shaban Sfeçla, i plagosur, kishte mbetur afër një gurre uji, dhe me një fije kashte që rastësisht qëllon aty, ai kishte mundur të pinte ujë. Nëntë ditë ai kishte mbetur aty i palëvizshëm. 

 

Pas nëntë ditësh e gjejnë të gjallë partizanët. E kanë marrë dhe e kanë çuar në Gorzhdë, ku ia kanë dhënë ndihmën e parë. Prej aty, nuk e dimë sa ka ndenjur, dhe e kanë çuar për në Kragujevc. Këtu në spital ka qëndruar nja 22 muaj. Mbas kësaj e kanë liruar të kthehet në shtëpi, por me paterica. Ai ishte i plagosur rreth belit dhe në këmbë.

Kur e çojnë në spital në Gorazhdë, i thonë një shqiptari tjetër të plagosur nga Shqipëria, se ia kishin sjellë një shqiptar aty të plagosur. Kish qenë gëzuar oficeri i Shqipërisë dhe shkon menjëherë tek Shabani për ta parë.

  • Hajde vlla! – i drejtohet Shabanit.
  • Po vi, s’kam çka baj, se me dëshirë tybe nuk isha ardhë këtu, te këta anmiq tanët! – ia kthen Shabani.
  • Si more këta anmiq, këta i kemi vllazën!
  • Kurrë! Kurrë vllazën tonë këta nuk mujn me kanë! – po i thot Shabani.  – Anmikun ma t’madh e kemi shkaun, o vlla! – ia kthen Shabani.
  • Si more guxon ta thuesh ato fjalë!? – ia kthen oficeri shqiptar.
  • Ju po mashtroheni lehtë në serbët, kini me u mashtrue keq, kanë me ju tradhtue randë! – i thot Shabani atij oficerit shqiptar nga Shqipëria.
  • Veç m’vjen keq qysh tek je plagosë, se ti po lypshe plumb në kokë!! – ia kthen  oficeri shqiptar.
  • Mirë, ti thuej çka  të duesh, kie me e pa, se n’kofshin shkiet qi i di une, kanë me ju mashtrue, mbaje mend çka po t’tham! – ia kthen Shabani sërish, pa pasur frikën fare prej tij.
  • Po, si ore, na jemi vllaznue me ta, e kemi pi gjakun e njani-tjetrit me luftue deri n’fund bashkë gjermanin edhe secili në vendin evet! – i thot Shabanit oficeri.
  • Jo, njani-tjetrit jo, po ata na e kanë pi gjakun neve edhe kanë me na e pi apet, o oficer! – ia kthen Shabani pse i njihte serbët.

Tjerët po habiteshin nga fjalët e zëri i ngritur mes këtyre të dyve, pa e ditur se çka po flisnin. Edhe pse nuk po e kuptonin se çfarë po bisedonin, në bazë të zërit, intonacionit dhe gjesteve, po kuptonin se nuk i kishin punët mirë.

  • Shaban, çka kini, u çart diçka? – e pyet njëri aty në dhomë të spitalit.
  • Jo, nuk u prishëm kurgja! Na të madhe flasim kështu. – ia kthen Shabani, pse nuk ishte koha as vendi për t’i treguar shkaut aty.

Edhe si i plagosur rëndë. Edhe si shqiptar, kurrë më nuk e kishte vizituar Shabanin oficeri në spital dhe kurrë më nuk ishin parë.

Megjithatë, përkundër kësaj fjalosjeje, Shabanin e kishin çuar në spitalin e Kragujevcit dhe aty ishte shëruar për plot 22 muaj.  Shabani kthehet me paterica, pse nuk ishte shëruar plotësisht, por përafërsisht.

Shabani tërë kohën ka lënguar prej këmbëve nga kjo plagosje, të cilit, edhe i plagosur, nuk ia njohin pjesëmarrjen në Luftën e Dytë Botërore, pse asnjëherë nuk kishte pajtuar me statusin e Kosovës pas LDB.

Me këtë po duam t’ia përkujtojmë Edi Ramës tradhtinë ndaj shqiptarëve  nga serbët pas Luftës së Dytë Botërore.

Pra, ata janë mashtruesit e botës mbarë, e lëre më të shqiptarëve, për çka nuk do të duhej të binte pre ndaj Serbisë e Vuçiqit.

Ballkani i hapur mund të ketë efektin e vet vetëm pasi ta njohë Republikën e Kosovës Vuçiqi, assesi më  përpara. Kjo është një lojë e Serbisë për të përfituar, me çka po e përçanë Shqipërinë me Kosovën.

Pak para disa ditësh lexova se Shqipëria, po të punohej toka, mund të bëjë drith e gjëra tjera ushqimore për 25 milionë banorë, ndërsa, gjermanët, me sa kam lexuar, kanë konstatura se Kosova mund të ushqejnë mbi dhjetë milionë banorë. Mirëpo, në trojet shqiptare ka rënë interesimi për punën në bujqësi. Pa punë nuk ka kurrgjë, këtë do duhej ta dinte kryeministri i Shqipëris, Edi Rama.

Ne dimë se në Shqipërinë e Enver Hoxhës ka pasur grurë edhe për eksport, jo vetëm sa për të mbuluar nevojat e vendit.

Mospuan të bën të varur edhe nga armiku.

Prandaj, nuk duhet harruar fjalët e Rilindasit tonë të madh, Naim Frshërit:

“Punë, punë natë e ditë,

Që të shohim pakëz dritë!”

 

Francë, më 9 qershor 2022

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Predikuesi i adhuruar televiziv, i kthyer në politikan opozitar, gjendet i vdekur në shtëpi në Pakistan

Story i radhës

Bashkimi Evropian ndalon shitjen e makinave me naftë dhe benzinë në 2035

Të fundit nga

ShkoLartë