Bashkimi Evropian ndalon shitjen e makinave me naftë dhe benzinë në 2035

Ligjvënësit Evropianë votuan për të ndaluar shitjen e makinave të reja me naftë dhe benzinë në Evropë nga 2035 në një prej objektivave më ambiciozë vendosur nga unioni.

Ditën e Mërkure 339 deputetët të Parlamentit Evropian votuan në favor të planeve të cilat janë propozuar nga Komisioni Evropian. 249 vota ishin kundër dhe 24 abstenim.

Vendimi e afron Bashkimin Evropian më pranë objektivit për reduktimin e emetimeve nga makinat e pasagjerëve dhe mjetet e lehta transportuese me 100%. Deri më 2030-ën ky objektiv është reduktim me 50% të emetimeve.

Komisioni është shprehur se makinat e pasagjerëve dhe furgonët përbëjnë 12% dhe 5% të emetimeve CO2 në Evropë. Ndërkaq Britania e Madhe ka vendosur objektiv për ndalimin e shitjeve të makinave të reja me naftë dhe benzinë deri më 2030.

Evropa dëshiron të jetë neutrale ndaj karbonit deri në 2050-ën. /CIO Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shaban Sfeçla dhe proserbi Edi Rama

Story i radhës

55 raste dhe asnjë i vdekur nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga