Predikuesi i adhuruar televiziv, i kthyer në politikan opozitar, gjendet i vdekur në shtëpi në Pakistan

Një nga predikuesit, politikanët dhe prezantuesit më të njohur në Pakistan, Aamir Liaquat Hussain, ka vdekur në moshën 50 vjeçare pasi u gjet pa ndjenja në shtëpinë e tij në Karachi.

Hussain ishte kthyer nga një predikues televiziv evangjelist, në politikan të partisë PTI të ish-kryeministrit të sapolarguar Imran Khan.

Ai u dërgua me urgjencë në spital por aty u shpalli vdekur. Ekzaminimet ‘post mortem’ janë ende duke u kryer.

Karriera e të ndjerit kishte hasur shpesh kontestime që prej dhënies së bebeve për çiftet që nuk mund të lindnin, deri te bllokimet e programit për nxitje urrejtjeje.

Jeta personale e prezantuesit që nuk i trembej fjalës së lirë, ishte shpesh pjesë debatesh publike.

Herën e fundit ai u martua për herë të tretë, por gruaja 18-vjeçare Dania Shah kërkoi divorcin muajin që shkoi me argumenta si dhunë shtëpiake dhe përdorim drogash.

Hussain kishte punuar për shumë media në Pakistan dhe adhurohej nga një pjesë e madhe e audiencave por ishte gjithashtu objekt ndarjeje me pjesë të tjera të opinionit.

Ai ishte një folës i aftë dhe ‘showman’ që garantonte gjithmonë shikueshmërinë për të gjitha temat që shtjellonte.

Shpesh në programet e tij ai përmendte emra njerëzish të cilët i akuzonte për blasfemi, tradhti apo sjellje imorale.

Në shtator 2008, ai i dedikoi një program të tërë besimeve të Ahmadis, sektit të kontestuar musliman që ndiqte besimet e Kuranit por konsiderohej si heretik nga klerikët tradicionalë.

Në të, dy studiues thanë se ata që adhuronin “profetët e rremë, ishin të denjë të vriteshin”. Brenda 24 orësh pas transmetimit, një përfaqësues i njohur i komunitetit Ahmadi u qëllua për vdekje në qytetin Mirpur Khas.

Folësi do të mbahet mend gjithashtu për komentet kundër grave liberale në Pakistan – shpeshherë, artiste, autore apo aktiviste të të drejtave të njeriut.

Aamir Liaquat Hussain ishte një figurë e fuqishme që ka dominuar ndërgjegjien publike në Pakistan prej dy dekadash.

Predikuesi televangelist ishte prezantues, politikan, aktor e gjithashtu stilist me linjën e tij të veshjeve.

Lajmi për vdekjen e tij u përhap si zjarri dhe ka shkaktuar tronditje e ide të llojeve të ndryshme. Ngushëllime kanë ardhur nga autoritetet dhe një vërshim dhimbjeje nga ndjekësit.

Prezantuesi ka qenë deputet nga viti 2002 deri në 2008, ndërsa ministër i çështjeve fetare nga 2004 deri në 2007 me ish presidentin Pervez Musharraf.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shfaqja tërheqëse e Taynas në Monako, spikat komenti i Mozzikut

Story i radhës

Shaban Sfeçla dhe proserbi Edi Rama

Të fundit nga