Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se paqja në Ukrainë është e “mundur në çdo moment”, nëse presidenti rus Vladimir Putin ndalë fushatën e tij barbare ushtarake dhe të tërheq trupat e tij nga Ukraina.

Këto komente Scholz i bëri gjatë një interviste dhënë për Maerkische Allgemeine Zeitung, duke theksuar se “gjithmonë ka pasur iniciativa ndërmjetësimi” për t’i dhënë fund luftës të zhvilluar nga Rusia kundër Ukrainës.

“Menjëherë pas shpërthimit të luftës, palët e përfshira në luftë negociuan drejtpërdrejt me njëra-tjetrën. Por ato bisedime dështuan sepse Rusia i përdori ato vetëm si pretekst për të lëvizur trupat e saj në të njëjtën kohë në lindje të Ukrainës, dhe të përgatisë ofensivën në shkallë të gjerë”, tha Scholz.

“Filluan masakrat në Bucha dhe Irppin, krime të tmerrshme kundër të drejtave të njeriut që i kryen forcat ruse kundër popullatës civile”, shtoi kancelari gjerman duke rikujtuar se për këto gjëra dështuan edhe bisedimet mes Kievit dhe Moskës.

Megjithatë një marrëveshje tjetër ishte arritur më vonë sa i përket grurit të Ukrainës që shpërndahet nëpër botë përmes Detit të Zi, të cilën Putini e anuloi më vonë.

“Paqja është e mundur në çdo moment, Putini thjesht duhet të ndërpresë fushatën e tij barbare ushtarake dhe të tërheq trupat”, tha krejt për fund Scholz. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Babai i tij ‘kapet mat’ në Barcelonë, ëndërron Laporta

Story i radhës

Aliu thotë se ka nënshkruar vetëm një kontratë njëburimore: Jemi të hapur për hetim

Të fundit nga