SASHK: Të revoltuar për zvarritjen e rrogave në arsim

Nuk ka negociata mes SASHK-ut dhe autoriteteve në Maqedoninë e Veriut për harmonizim të pagave në arsim me pagën minimale, e cila do të jetë 18 mijë denarë. Anëtarësia e SASHK-ut është e revoltuar për këtë zvarritje të pagave në arsim dhe kopshte. Këshilli i SASHK-ut informoi se do të mblidhen të shtunën për të marrë hapat e radhës të cilat me shumë gjasë do të jenë protestë masive ose grevë.

“Përmenda se revolta në anëtarësi është e madhe. Anëtarësia pret nga ne aksion energjik sindikal. Megjithatë, thashë që kjo zvarritje e jona të mos kuptohet, ose të mos kuptohet konstruktiviteti ynë si dobësi e jona, absolutisht jo. Për këtë themi se do t’i shfrytëzojmë të gjitha mjetet sindikale për bisedime dhe negociata. Për këtë shkak, dua të ju informoj se të shtunën organi më i lartë i vendimmarrjes së Sindikatës Këshilli i SASHK-ut do të diskutojë për këtë çështje dhe do të sjell përfundime të caktuara që do të duhet të realizohen në organizatat sindikale në anëtarësi që të marrim porosi të qartë nga anëtarësia se çfarë pret nga ne. Me shumë gjasë do të jenë dy nga mjetet më radikale – protestë masive ose grevë gjenerale.”,- tha kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov.

Nedellkov përsëriti se do të shfrytëzohen të gjitha format dhe mundësitë që të punësuarit në arsim dhe kopsht të marrin paga në bazë të marrëveshjes kolektive.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

324 raste të reja, 3 të vdekur nga KOVID-19

Story i radhës

Banka Popullore: Denari është stabil

Të fundit nga