Benny zbulon momentin kur e kuptoi se ishte i dashuruar në Selena Gomezin

Benny Blanco ka folur për të dashurën Selena Gomez.

Muzikanti dhe producenti 36-vjeçar dhe këngëtarja 31-vjeçare janë në lidhje prej gati një viti. Ata konfirmuan romancën mes tyre në dhjetor të vitit të kaluar.

Në një intervistë të re me WSJ Magazine, Benny zbuloi se kur e kuptoi se ishte i dashuruar me Selenën.

“Unë isha i fundit që e dija. Është çmenduri se si partneri juaj mund të ishte aty gjatë gjithë kohës, pikërisht para syve tuaj, dhe ju as që e vini re. Dhe pastaj vjen një moment dhe thua “jam i dashuruar”, tha ai.

Në fillim të këtij muaji, burimet thanë se Selena dhe Benny janë në një lidhje shumë serioze dhe ata kanë mbështetjen e familjes dhe miqve.

Story i mëparshëm

PD kërkoi shfuqizimin e ligjit për taksimin e profesioneve të lira, Gjykata Kushtetuese merr vendimin

Story i radhës

Brdariç mbërrin në Shqipëri

Të fundit nga