Samuel Mone nuk do të jetë më pjesë e FC Prishtinës

1 minut lexim

Futbollisti afrikan Samuel Mone nuk do të jetë më pjesë e FC Prishtinës.

“Mbrojtësi 19-vjeçar nga Gana erdhi te Prishtina në gusht të vitit 2021 ndërkohë që tashmë i ka skaduar kontrata dhe nuk është në planet e trajnerit Ismet Munishi.

Mone gjatë qëndrimit në kryeqytet më shumë është paraqitur në ekipin e juniorëve teksa në shumë pak ndeshje është përfshirë në skuadrën e parë.

FC Prishtina uron suksese në karrierën e gjatë që e pret përpara Samuel Monen”, njofton FC Prishtina.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Raporti i OKB-së: Emigrantët në Libi ‘vriten, torturohen dhe përdhunohen’

Story i radhës

Në ditën e tretë të Shkollës verore u ligjërua për ndërtimin e paqes dhe sundimin e ligjit në shoqëritë post – konfliktuale

Të fundit nga