ulja e cmimit te energjise boci tallje me qytetaret buxhuku eshte pozitive por behet per shkak te 677fe46f39bf6

Ulja e çmimit të energjisë/ Boçi: Tallje me qytetarët. Buxhuku: Është pozitive, por bëhet për shkak të…

January 9, 2025
1 minut lexim

Të ftuarit në News 24, kanë diskutuar në lidhje me vendimin e qeverisë, për të ulur çmimin e energjisë elektrike, duke e çuar në 8.5 lekë për kilovat.

Nënkryetari i PD Luçiano Boçi deklaroi se kjo ulje e çmimit të energjisë është një tallje me qytetarët.

Kreu i Konfindustria Gjergj Buxhuku u shpreh se çdo zbritje e çmimit të energjisë elektrike është diçka pozitive. Ai shtoi se kjo ulje bëhet edhe për efekt elektoral.

Luçiano Boçi: Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë në rajon. Kjo lloj ulje me 1 lekë është një tallje. Pjesa tjetër e talljes është se ulja është e përkohshme.

Gjergj Buxhuku, kreu i Konfindustria: Në shkurt kjo ulje e çmimit të energjisë të bëhet fakt. Çdo zbritje e çmimit të energjisë është pozitive. Besoj se ulja e çmimit të energjisë është bërë për fushatë elektorale. Është e papranueshme që të kemi koston më të lartë të energjisë në rajon. Ka keqmenaxhim të dukshëm.

Afrim Osmani, pedagog te Universiteti Luarasi: Kemi bërë keqmenaxhim në mënyrë të frikshme. Ulja e çmimit të energjisë bëhet për efekt elektoral. Kurrë menaxhuesit e energjisë nuk kanë dashur që të bëhet më mirë. Ata kanë dashur të menaxhojnë tenderat. Brezi para 1990 na ka dhuruar pasuri energjitike. Opozita duhet të investigonte sesi është keqmenaxhuar me energjinë elektrike.

Agim Baçi: Duhet të kishte debat publik për çmimin e energjisë elektrike mes qeverisë dhe opozitës. Shqiptarët duhet ta kërkonin këtë. Maxhoranca e vendos opozitën në raport dekurajimi.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

memedi eshte rritur numri i femijeve me infeksione respiratore ne kliniken e femijeve 677fdf83689fd
Story i mëparshëm

Memedi: Është rritur numri i fëmijëve me infeksione respiratore në Klinikën e Fëmijëve

cka ka mali i tomorrit misterioze gjeologu i pergjigjet deklaratave te fevziut 677fedd05a27f
Story i radhës

Çka ka mali i Tomorrit misterioze, gjeologu i përgjigjet deklaratave të Fevziut

Të fundit nga

Feyenoord shpartallon Bayernin, Milani fiton

Bayerni ëlshtë shpartalluar në Roterdarm duke pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Feyenoordi, në takimin e xhiros së shtatë të Champions League në futboll. Vendasit shkëlqyen me lojë.  Ndeshjet  Milan – Girona

LDK nesër mban konferencë për media

Gjatë ditës së nesërme Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit konferenca do të mbahet në ora 11:00 në Selinë Qendrore të LDK-së. Po ashtu nga LDK-ja
ShkoLartë