Në ditën e tretë të Shkollës verore u ligjërua për ndërtimin e paqes dhe sundimin e ligjit në shoqëritë post – konfliktuale

Shkolla verore 2022, ka vijuar sot me programin e paraparë ku u zhvilluan ligjërata dhe workshope nga ekspertë të njohur, ligjërues universitetesh dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Dita e tretë e Shkollës verore filloi me ligjëratën e përfaqësuesit të Programit ndërkombëtar Fulbright, profesorit të shkencave politike, Christopher Dolan.

Ai, para nxënësve dhe studentëve e paraqiti temën për reformat në gjyqësor dhe shoqërinë civile. Profesor Dolan theksoi se kjo Shkollë verore është e një rëndësie të veçantë, sidomos kur bëhet fjalë për të rinjtë si një komunitet i rëndësishëm, që premton shumë për të ardhmen e këtij vendi. Ai i përgëzoi organizatoret e kësaj ngjarjeje dhe sikurse u shpreh, në kohën e kësaj apatie sociale që po na kaplon gjithmonë e më shumë, këta organizime afrojnë të rinj dhe të reja rreth një ideali.

Po ashtu, sot, drejtoresha e Qendrës për Paqe dhe Komunikim Transkulturor,  Mr. Sc. Donika Kamberi, ligjëroi në temën “Ndërtimi i paqes, dhe sundimi i ligjit në shoqëritë post-konfliktuale”, ku e prezantoi studimin për Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut, si vende fqinje, që ndajnë një të kaluar dhe histori të përbashkët pasojash nga konfliktet e luftës. Ndërkaq në pjesën e dytë, ajo zhvilloi një workshop, në të cilin kërkoi nga pjesëmarrësit t’i plasojnë idetë, qëndrimet, opinionet dhe rekomandimet për hartuesit e ligjeve, rekomandime të cilat do të përfshihen në raportin që do të publikohet nga Qendra për Paqe dhe Komunikim Transkuluturor e Universitetit të Tetovës.

Një tjetër ligjërues që sot realizoi takim me pjesëmarrësit e Shkollës verore 2022, ishte edhe profesori universitar, ish-ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Kinë dhe Poloni, Prof. Dr. Fatmir Xheladini. Ai foli për procesin e negociatave dhe transparencën e institucioneve të Bashkimit Evropian.

Dita e sotme i përmbylli punimet me ligjëratën e profesoreshës Tatum James, e cila e prezantoi një temë mjaft aktuale, si: “Detektimi i lajmeve të rrejshme dhe keqinformimi”. Ajo i porositi të rinjtë, si përdoruesit kryesorë të platformave sociale, që të mos bien pre e lajmeve të rrejshme dhe mos t’i shpërndajnë të njëjtët pa e konfirmuar burimin e tyre.

Shkolla verore 2022, do t’i vijojë punimet e saj sipas programit dhe dinamikës së realizimit të leksioneve, debateve dhe aktiviteteve të tjera rekreative.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Samuel Mone nuk do të jetë më pjesë e FC Prishtinës

Story i radhës

Banka Botërore: Bota do ta ketë të vështirë të shmangë recesionin

Të fundit nga