mozilla firefox 134 permireson luajtesin e videove dhe sigurine 677ff09fa9699

Mozilla Firefox 134 përmirëson luajtësin e videove dhe sigurinë

January 9, 2025
1 minut lexim

Debutimi i fundit i Firefox 134 sjell disa përmirësime tek shfletuesi, kryesisht tek luajtësi i videove në Windows dhe mbështetje për touchpad-et në Linux.

Gjithashtu përmban edhe disa përditësime sigurie. Firefox ESR dhe Tor Browser gjithashtu janë përditësuar.

Me këtë përditësim Firefox tani është në gjendje të luajë video HEVC (H.265) në kompjuterët Windows me akselerim harduerik. Në Linux Firefox tani mbështet gjestin e ndalimit në touchpad – rrotullimi në ueb mund të ndalohet duke vendosur dy gishtat mbi touchpad.

Motori i kërkimit Ecosia tani është i disponueshëm në Austri, Belgjikë, Itali, Spanjë, Suedi, Zvicër dhe Holandë.

Së fundi me këtë version janë adresuar të paktën 11 probleme sigurie. Mozilla ka planifikuar ta lançojë përditësimin tjetër Firefox 135 më 4 Shkurt 2025.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

cka ka mali i tomorrit misterioze gjeologu i pergjigjet deklaratave te fevziut 677fedd05a27f
Story i mëparshëm

Çka ka mali i Tomorrit misterioze, gjeologu i përgjigjet deklaratave të Fevziut

gashi merr pjese ne takimin e organizuar nga z stefani 677ff0a3b7f10
Story i radhës

Gashi merr pjesë në takimin e organizuar nga z. Stefani

Të fundit nga

Feyenoord shpartallon Bayernin, Milani fiton

Bayerni ëlshtë shpartalluar në Roterdarm duke pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Feyenoordi, në takimin e xhiros së shtatë të Champions League në futboll. Vendasit shkëlqyen me lojë.  Ndeshjet  Milan – Girona

LDK nesër mban konferencë për media

Gjatë ditës së nesërme Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit konferenca do të mbahet në ora 11:00 në Selinë Qendrore të LDK-së. Po ashtu nga LDK-ja
ShkoLartë