Samiti i “Ballkanit të Hapur” nën hijen e Rusisë

Gjatë ditës së sotme dhe nesër, në Ohër zhvillohet samiti i “Ballkanit të Hapur”, ku krahas liderëve të Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, si shtete themeluese të kësaj nisme do të marrë pjesë edhe kreu i qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Kosova ka refuzuar të marrë pjesë, ndërkohë që Mali i Zi nuk shkon si pjesëmarrës në nismë, por si i ftuar në këtë Samit.

Gjatë dy ditëve pritet të nënshkruhet edhe një marrëveshje për njohjen e diplomave të arsimit të lartë, si dhe memorandume për bashkëpunim kulturor dhe në fushën e turizmit.

Tre nismëtarët, Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, Aleksander Vuçiç, presidenti i Serbisë dhe Zoran Zaev, ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, e ideuan këtë koncept me qëllim të krijimit të një zone të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në Ballkanin Perëndimor.

Nisma e “Ballkanit të Hapur” është kritikuar shumë në hapësirën shqiptare duke e cilësuar atë një agjendë të Serbisë për të zgjeruar sferën e saj të ndikimit në rajon.

Ndërkohë që përgatitej ky samit si edhe debati vazhdonte, do të ishte një deklaratë e fortë e shefit të diplomacisë së Rusisë, Sergei Lavrov që do t’i jepte një tjetër argument shtesë atyre që deri më tani mbronin tezën se Ballkiani i Hapur ishte një nismë serbe.

Lavrov e konfirmoi këtë fakt duke theksuar madje se Rusia e mbështet këtë nismë të vendeve të Ballkanit, në një kohë kur sipas tij, BE dhe NATO duan një “Ballkan të Mbyllur”.

“BE do që të aplikojë një projekt të quajtur Ballkani i Mbylluyr”, tha Lavrov duke e cilësuar këtë një veprim kundër interesave ruse. “Ne vlerësojmë nisjat kurajoze të ndërmarra nga Serbia dhe Presidentit Vuçiç, i cili ka theksuar se nuk do të angazohet në veprime kundër Rusisë, edhe pse BE do që vendet kandidate të rreshtohen në veprime rusofobike”, tha ai ndërkohë që shtoi:

“Siç duket qartë, ata që lëvizin fijet në Bruksel nuk e duan këtë. Ata nuk duan që ne të mbështesin Beogradin, përfshi Ballkanin e Hapur. Duket qartë që ata që janë Bruksel, por edhe NATO duan të aplikojnë në Ballkan projektin e Ballkanit të Mbyllur”. /abcnews.al

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pas 4 vitesh Apple ridizajnon MacBook Air

Story i radhës

Vritet “ekzekutuesi” kryesor i Putinit?

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish