Vritet “ekzekutuesi” kryesor i Putinit?

Mercenari famëkeq rus, që besohet se ka luajtur një rol kyç në vrasjet masive të të burgosurve të luftës dhe civilëve ukrainas, besohet se është vrarë.

Bëhet fjalë për 44-vjeçarin, Vladimir Andonov, i cili u quajt “Ekzekutues” për shkak të brutalitetit të tij në luftërat e mëparshme në Siri dhe Libi, i cili u vra, sipas informacioneve të pakonfirmuara, nga një snajper ukrainas në Kharkiv.

“Vdekja e Vladimir Andonov u zbulua në Ukrainë. Ai vdiq mbrëmë vëzhgimit të zonës së bashku me një mik”, njoftoi gazeta ruse Moska Komsomolets, transmeton Sky News.

Andonov ishte pjesë e grupit të mercenarëve të pamëshirshëm, i njohur me emrin Wagner, grup ky i cili shërbeu nën presidentin rus Vladimir Putin dhe sipas Sky News, ai gjithashtu ka luftuar si pjesëtar i forcave speciale në rajonin strategjik lindor të Donbasit, kur Moska pushtoi Krimenë në vitin 2014.

Informacione për vdekjen e Andonov janë publikuar edhe në kanalet Telegram, ku shkëmbehen informata për ushtrinë ruse.

“Ai vdiq natën, gjatë vëzhgimit të zonës, së bashku me shoqëruesin e tij, me siguri u vra nga një snajper”, ka shkruar një përdorues, duke iu referuar burimeve nga Buryatia, rajoni lindor i Rusisë.

Vrasja e tij ndodhu pas raportimeve për vrasjen e dy gjeneralëve tjerë rusë në një sulm me raketa, gjeneralit Roman Kutuzov në Donetsk dhe gjeneralit Roman Berdinkov.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Samiti i “Ballkanit të Hapur” nën hijen e Rusisë

Story i radhës

Broja në listën e West Hamit

Të fundit nga