sali nga prishtina me 7 qershor votoni per nje kosove me te zhvilluar dhe me sovranitet te plote 6a249a2e37adb

Sali nga Prishtina: Më 7 qershor votoni për një Kosovë më të zhvilluar dhe me sovranitet të plotë

June 7, 2026
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka marrë pjesë në tubimin përmbyllës të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, së bashku me bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, si dhe nënkryetarët Mimoza Musa dhe Bekim Qoku.

Në një njoftim publik, Sali bëri thirrje për mbështetje të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 7 qershorit, duke theksuar se qytetarët duhet të votojnë për “një Kosovë më të zhvilluar, më të fortë dhe me sovranitet të plotë”.

“Nesër, më 7 qershor, duke e mbështetur numrin 116, votoni për një Kosovë më të zhvilluar, më të fortë dhe me sovranitet të plotë, me Albin Kurti në krye të qeverisë”, shkroi Sali.

Ai theksoi se pjesëmarrja në tubimin përmbyllës në Prishtinë u realizua së bashku me përfaqësuesit e VLEN-it, në shenjë mbështetjeje për subjektin politik të udhëhequr nga Kurti.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kim kardashian shfaqet ne monaco grand prix per te mbeshtetur lewis hamilton 6a24977b93669
Lajmi i mëparshëm

Kim Kardashian shfaqet në Monaco Grand Prix për të mbështetur Lewis Hamilton

ahmeti nga cairi uniteti dhe bashkepunimi jane celesi i suksesit 6a249b71cda92
Lajmi i radhës

Ahmeti nga Çairi: Uniteti dhe bashkëpunimi janë çelësi i suksesit

Të fundit nga

Protesta në Tiranë shënon ditën e 93-të

Protestues dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur sërish sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 93-të të tubimit të tyre të vazhdueshëm kundër politikave të qeverisë. Tubimi nisi fillimisht në sheshin

Penko” hap dyert për nxënësit nga Çairi

Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani ka njoftuar se është arritur marrëveshje për pranimin në klasë të parë të nxënësve nga Çairi të cilët kanë vendbanim në afërsi të objektit të Shkollës Fillore
ShkoLartë