Ylli amerikan u pa në paddock për herë të parë që pas lidhjes së saj me pilotin e Formula 1, në një nga garat më prestigjioze të sezonit.
Kim Kardashian është fotografuar të shtunën në mëngjes duke mbërritur në Monaco Grand Prix për të mbështetur të dashurin e saj, Lewis Hamilton, për herë të parë që kur çifti e bëri publike lidhjen e tyre.
Ajo ishte parë fillimisht një natë më parë në një jaht në principatë, ndërsa të shtunën u shfaq në paddock të pistës së famshme rrugore në Monaco, para fazës së kualifikimeve.
Kim u fotografua duke ecur pranë portit së bashku me ekipin e sigurisë dhe motrën e saj Khloé Kardashian, duke shënuar kështu paraqitjen e saj të parë në një garë që prej zyrtarizimit të lidhjes me Hamilton.

E veshur me syze dielli, xhinse dhe një bluzë të zezë me dekolte të hapur, ajo tërhoqi vëmendjen e mediave dhe kamerave ndërsa kalonte në zonën e paddock-ut para kualifikimeve.
Në pistë u panë edhe figura të tjera të njohura, përfshirë prezantuesen televizive Holly Willoughby.
Kardashian dhe Hamilton njihen prej më shumë se një dekade, ndërsa sipas raportimeve, ata janë afruar më shumë gjatë muajve të fundit pas takimit të tyre në Aspen në natën e Vitit të Ri.

Burimi: botasot.info


