liqeni i shkodres shpallet pasuri e unesco s 6a2496538ff9e

Liqeni i Shkodrës shpallet pasuri e UNESCO-s

June 6, 2026
1 minut lexim

Liqeni i Shkodrës është shpallur Rezervë Biosfere e UNESCO-s, një vlerësim ndërkombëtar për një nga pasuritë më të mëdha natyrore të Shqipërisë.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili e cilësoi këtë vendim si një moment krenarie për qytetin dhe për komunitetet që jetojnë pranë liqenit.

Sipas Becit, ky status i ri për Liqenin e Shkodrës vlerëson potencialin e jashtëzakonshëm që territori mbart për turizmin, ekonominë lokale, zhvillimin e rajonit dhe rritjen e mirëqenies.

“Mirëmëngjes me një super lajm për Shkodrën dhe Liqenin tonë! Liqeni i Shkodrës është shpallur Rezervë Biosfere e UNESCO-s, një vlerësim ndërkombëtar për një nga pasuritë më të mëdha natyrore që kemi.

Ky është një moment krenarie për Shkodrën, për komunitetet që jetojnë pranë liqenit dhe për potencialin e jashtëzakonshëm që ky territor mbart për turizmin, ekonominë lokale, zhvillimin e rajonit dhe rritjen e mirëqenies. Liqeni i Shkodrës nuk është vetëm një pasuri natyrore. Është identitet, histori dhe një nga asetet më të çmuara të Shkodrës”, shkruan Beci.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mpjd falenderon diasporen per pjesemarrjen ne votim 6a2495d1c4c54
Lajmi i mëparshëm

MPJD falënderon diasporën për pjesëmarrjen në votim

kim kardashian shfaqet ne monaco grand prix per te mbeshtetur lewis hamilton 6a24977b93669
Lajmi i radhës

Kim Kardashian shfaqet në Monaco Grand Prix për të mbështetur Lewis Hamilton

Të fundit nga

MPJD falënderon diasporën për pjesëmarrjen në votim

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka falënderuar të gjithë bashkatdhetarët për pjesëmarrjen në procesin e votimit të zhvilluar në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës. Sipas MPJD-së,
ShkoLartë