mpjd falenderon diasporen per pjesemarrjen ne votim 6a2495d1c4c54

MPJD falënderon diasporën për pjesëmarrjen në votim

June 6, 2026
1 minut lexim

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka falënderuar të gjithë bashkatdhetarët për pjesëmarrjen në procesin e votimit të zhvilluar në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës.

Sipas MPJD-së, procesi i votimit është zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe në përputhje me të gjitha procedurat ligjore, duke reflektuar përkushtimin e qytetarëve ndaj proceseve demokratike në vend.

Ministria ka shprehur mirënjohje edhe për misionet diplomatike dhe konsullore për angazhimin e tyre profesional gjatë organizimit të procesit zgjedhor, si dhe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për bashkëpunimin e ngushtë institucional.

Në njoftim theksohet gjithashtu falënderimi për qytetarët e Republikës së Kosovës kudo që jetojnë, të cilët edhe këtë herë, sipas MPJD-së, dëshmuan lidhjen e fortë me atdheun dhe pjesëmarrjen aktive në jetën demokratike të vendit.

Ndryshe,Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka përfunduar procesi i votimit në 26 përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës, në 16 shtete të ndryshme, në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shba te dhe irani shkembejne sulme ne gjirin persik 6a2491467e66b
Lajmi i mëparshëm

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik

liqeni i shkodres shpallet pasuri e unesco s 6a2496538ff9e
Lajmi i radhës

Liqeni i Shkodrës shpallet pasuri e UNESCO-s

Të fundit nga

ShkoLartë