Ruzhdi Matoshi: Kur VMRO e Mickovskit flet për korrupsion, ajo është hipokrizi

Ish politikani dhe profesori universitar, Ruzhi Matoshi ka reaguar ndaj akuzave të VMRO-DPMNE-së opozitare për korrupsionin në vend.

“NUK KEMI PARE PËR BUK, NDËRSA HARXHOJMË PËR ÇOKOLLADA – Thënia më korruptive e WRO-së, sa ka qeverisur me shtetin dhe paranë publike nga taksapaguesit e vendit. Në Maqedoninë e Veriut, korrupsioni duhet të luftohet nga selia qendrore e VMRO-së, e cila u ndërtua nga parat e korrupsionit. Është kjo parti që ndante vendin në bazë religjioni, e krijonte polici private dhe montonte raste tragjike për qytetarët e vet”, shkruan Matoshi në Facebook.

Sipas tij, është hipokrizi që VMRO të flas për korrupsion.

“Sot, kur flasin VMRO e Mickovskit për korrupsion është hipokrizi, përderisa gjysma e kryesisë dhe deputetëve të saj raportojnë me pikë dhe presje tek liderët e deridjeshëm Gruevski dhe Mihajllkov”, shkruan më tej Matoshi.

Ai e mbyll reagimin e tij me siç shprehet “shpresën e madhe se Shtetet e Bashkuara me masat antikorrupcion në Ballkan, kësaj partie politike të ja tregoj vendin ku e ka”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Disa pyetje Ministrit të Arsimit, të RMV-së, Jeton Shaqirit?

Story i radhës

40 km larg makinerive ushtarake ruse, qyteti 350-vjeçar në tension; ukrainasit marrin masat për luftë

Të fundit nga

Reali nuk fal

Nuk ka histori, edhe në ndeshjen e dytë të  play-off-it të Euroligës, Real Madridi arriti një