Rrënjët e totalitarizmit rus dhe miti i “shpellës së Platonit”

min lexim

Në epokën cariste ruse, shumica e klasës intelektuale ishin të përndjekur e të burgosur. Disidentët dhe heretikët jetonin në ekzil, në shtetet perëndimore. Të gjithë këta disidentë kishin formuar subjektet politike në Perëndim. Ata kishin aspirata të njëjta, që nga Petri i Madh e këndej, me qëllim që Rusia të evropianizohet. Më 1903, në Bruksel, u mbajt Kongresi i të gjitha partive opozitare, si ato socialdemokratike, liberale, socialiste etj. Në këtë kongres lindi fraksioni i së majtës radikale, të cilën më vonë, filozofi gjerman, Isak Berlin, do ta cilësojë si sekt i lindur nga partia opozitare, komunizmi. Lideri i këtij subjekti të ri u bë Vladimir Iliç Lenin. Kjo parti ishte margjinale. Lenini ishte një shërbyes agjenti të mbretit të Gjermanisë, Kraiser Wilhelm II. Me ndihmën e mbretit Gierman, Lenini jetonte në ekzil në Cyrih, në cilësinë e disidentit, që pastaj ta marrë rrugën Berlin-Stokholm, që të arrijë në Petersburg, ku u prit si hero.

Pas kthimit të shumicës së disidentëve dhe liderëve opozitarë nga ekzili, asambleja formoi qeverinë e përkohshme. Bolshevikët me shumicë mbështeteshin më shumë te njerëzit që jetonin në pjesët rurale-fshatare dhe te ish-ushtarakët e kohës cariste, ndërsa Lenin i eliminoi gjithë frontin opozitar demokratik, duke përgatitur kështu një revolucion të madh. Me fitoren në Revolucionin e Tetorit më 1917, që ishte një luftë qytetare për pushtet, si dhe me ardhjen e bolshevikëve në pushtet, filloi një epokë e re ideologjike e socializmit dhe komunizmit. Lenini shumë shpejt i eliminoi kundërshtarët e vet, duke ndërmarrë një sërë masash represive, me hapjen e kampeve të përqendrimit. Rusët kishin ndërruar regjimin e carëve autokratë dhe totatlitarë që ishin zëvendësuar me një despot, tiran. Që nga Petri i Madh, idealet dhe aspiratat për evropianizim dhe demokratizim të Rusisë, për të hyrë në familjen evropiane, kishte mbetur vetëm një ëndërr. Pas sëmurjes së Leninit, pasardhës i tij u bë Trocki, pastaj Stalini. Sipas disa analistëve, para se të vdiste Lenini, kishte lënë testament që ta zëvendësonte Trocki. Por në vend të tij u bë Stalini. Stalini ishte pinjoll i Leninit, i cili do të kujtohet në histori si një diktator i madh e famëkeq i shek. 20.

SHKËPUTJA NGA KAMPI KOMUNIST

Në janar të vitit 1948, Tito, pas Rezolutës së Informbyrosë, u shkëput nga kampi i Stalinit. Jugosllavia dhe Tito u shndërruan në një Kalë të Trojës, duke mbetur e pavarur mes Lindjes dhe Perëndimit. Pas vdekjes së Stalinit më 1953, erdhi në krye të shtetit, Nikita Hrushçovi, një komunist më liberal. Me një referat të tij hoqi kultin e Stalinit dhe mbylli kampet e përqendrimit. I rehabilitoi kulakët dhe kundërshtarët e Stalinit. Kampi komunist dhe Bashkimi Sovjetik doli nga miti i Shpellës së Platonit, duke filluar procesin e hapjes ndaj botës perëndimore. Hrushçov nuk ishte i shkolluar, por ishte një lider inteligjent dhe karizmatik. Në epokën e tij të sundimit, do të mbahet në mend dërgimi me raketën Sputnik, për herë të parë, jashtë atmosferës së tokës, të kozmonautit Jurij Gagarin. Ai do të mbahet në mend edhe në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, ku mbante fjalime të gjata dhe, në një moment, me heqjen e këpucëve nga këmbët, duke i ngritur lart që të parë e gjithë audienca.

Nikita Hrushçov erdhi më 1956 për vizitë në Boegrad, ku kërkoi falje publike nga populli jugosllav dhe kontribuoi për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Pas heqjes së kultit të Stalinit, në disa shtete socialiste të Evropës Juglindore kishte filluar procesi i zhvillimit dhe i demokratizimit. Ishte Enver Hoxha dhe Shqipëria, që rrënimin e kultit të Stalinit e quajtën si tradhti të idealeve komuniste marksiste-leniniste, duke e cilësuar veprimin si revizionizëm.

LARGIMI I SHQIPËRISË NGA HEGJEMONIA RUSE

Sipas arkivave të huaja perëndimore, Enver Hoxha i kishte thënë Hrushçovit se Shqipëria nuk do të largohet nga parimet dhe idealet marksiste-leniniste-staliniste. Vizita e Hrushçovit më 1959 në Tiranë dhe takimi me Enver Hoxhën, ishte fillimi i fundit të largimit të Shqipërisë nga kampi socialist revizionist i Traktatit të Varshavës. Kjo ishte për Moskën një skenar i kurdisur, ngjashëm me atë të Jugosllavisë. Lideri sovjetik kishte thënë se pas daljes nga kampi komunist, Enver Hoxha do t’i kthehet Jugosllavisë, me modelin vetëqeverisës. Shumë komunistë shqiptarë admironin komunistët jugosllavë.

Pas Hrushçovit, në krye të Bashkimit Sovjetik erdhi Leonid Brezhnjevi, një lider karizmatik, i cili zuri me mbylljen e shtetit sovjetik. Një nga shkaqet e largimit të Hrushçovit ishte dështimi i operacionit te Gjiri i Derrave nga SHBA. Hapja me Perëndimin, sipas një gazetari të njohur të Rojterit, i cili kishte bërë një intervistë me Hrushçovin, gjatë kthimit të tij me avion nga Mongolia, në pyetjen nëse do të bashkoheshin një ditë të dyja Gjermanitë, lideri rus kishte thënë se do të vijë një ditë kur këto dy shtete do të bashkohen. Si me shpoti, gazetari kishte pyetur se “cili do të ishte dhëndri?”, Hrushçovi ishte përgjigjur: “Natyrisht, Gjermania Perëndimore!”.

 *  *  *   

Epoka e liderit konservativ komunist, Leonid Brezhnjev, ishte fillimi i kalbjes dhe fundi i Bashkimit Sovjetik dhe i komunizmit. Pasoi “Pranvera e Pragës”, kur forcat sovjetike robëruan popullin çekosllovak, pastaj pushtimi sovjetik i Afganistanit 1979-1989. Pas vdekjes së Brezhnjevit, erdhën në Kremlin dy liderë dogmatikë, që patën jetë të shkurtër, Jurij Andropov dhe Kostantin Çernjenko.

Ardhja e Mihail Gorbaçovit solli një vazhdimësi të idealeve dhe aspiratave të disidentëve intelektualë dhe shpërbërja e kampit komunist në Evropën Juglindore. Gorbaçov e quajti “epokë e fillimit të demokracisë” dhe të politikës së “Perestrojkës” e “Gllasnostit”. Me këtë erdhi edhe shembja e “Murit të Berlinit” dhe përfundimi i “Luftës së ftohtë”.

Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe formimit të Federatës Ruse, me Boris Jellcinin, një president i periudhës pas-sovjetike dhe një anti-komunist në vitet e 90-ta, nuk solli ndonjë përforcim të shtetit, përkundrazi filloi dobësimi i Rusisë. Jellcin, për një kohë të shkurtër ndërroi pesë kryeministra, por suksesi nuk erdhi. Andaj Jellcin braktisi drejtimin e shtetit, duke ia dorëzuar postin Vladimir Putinit. Në dekadën e parë, Putini u tregua si lider pragmatik, duke rimëkëmbur ekonominë ruse, për çka edhe u bë anëtare e Tetëshes të shteteve më të zhvilluara. Gjithçka shkoi keq me Putinin, në dekadën e fundit, kur filloi të kërcënojë sigurinë dhe paqen në Evropë e më gjerë, gjë që kulmoi me luftën në Ukrainë.

Story i mëparshëm

Mane në vështirësi

Story i radhës

Turneu final do të zhvillohet në Holandë

Të fundit nga