Rrahje mes zyrtarëve të Universitetit të Mitrovicës

March 24, 2022
1 minut lexim

Një rrahje mes zyrtarëve të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” dyshohet se ka ndodhur sot.

Për këtë ngjarje është informuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënsi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se policia është duke e trajtuar rastin.

Por i njëjti tha se nuk mund të konfirmojë asgjë më shumë tani për tani.

Ndërsa Ahmet Jashari, zëdhënësi në Univeristetin e Mitrovicës, “Isa Boletini”, konfirmoi se rrahja ka ndodhur mes dy punëtorëve të administratës.

Ai tha se nuk i di motivet e rrahjes por policia po merret me rastin.

“Policia po merret me rastin. Përleshja ka ndodhur mes dy punetorëve të administratës”, tha ai.

Policia ka konfirmuar se ka pranuar informacionin për rrahjen dhe ka thënë se është duke e trajtuar incidentin në fjalë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Berisha: Putin terrorist nuklear, NATO t’ia japë përgjigjen e merituar

Story i radhës

Selami në takim pune me drejtorin e Ndërmmarrjes Publike të Radiodifuzionit Nacional Endrin Saliu

Të fundit nga

ShkoLartë