Selami në takim pune me drejtorin e Ndërmmarrjes Publike të Radiodifuzionit Nacional Endrin Saliu

Zv/drejtori i DAP-IT Abdulselam Selami sot realizoi takim pune në Ndërmmarrjen Publike të Radiodifuzionit Nacional, ku me drejtorin e kësaj ndërmarrje z. Endrin Kadriu hapën shumë tema diskutimi, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me bashkëpunimin e ngushtë që kemi ne si Drejtori e të Ardhurave Publike.

“Me z. Kadriun i cili është edhe inxhinier i Mekatronikës dhe ka një përvojë të bujshme me teknologjinë, gjithashtu shkëmbyem përvoja dhe ide të cilat kanë të bëjnë me digjitalizimin e institucioneve të cilat i përfaqësojmë, duke pasur parasysh edhe faktin se ne si DAP, një nga prioritetet tona mbetet digjitalizimi i tërësishëm i shërbimeve tona si drejtori”shkruan Selami.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rrahje mes zyrtarëve të Universitetit të Mitrovicës

Story i radhës

Grubi – Gërvalla: Rajoni është më i sigurtë si pjesë e NATO dhe BE

Të fundit nga