​Berisha: Putin terrorist nuklear, NATO t’ia japë përgjigjen e merituar

Sali Berisha e quajti “terrorist nuklear” presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Gjatë një prononcimi për mediat në hyrje të Parlamentit, ish-kryeministri ofroi një mbështetje për liderët e NATO-s që janë mbledhur në Bruksel për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë.

“Duke shprehur dhe konfirmuar mbështetjen e pakufishme për këtë aleancë, uroj dhe dëshiroj që me vendimet e tij, ky samit t’i jep përgjigjen më të merituar terroristit nuklear, diktatorit gjakësor që beson dhe mendon se mund të terrorizojë lirinë e botës me armët nukleare që ai disponon.

Prandaj e konsideroj këtë samit shumë të rëndësishëm për paqen dhe lirinë në botë dhe i uroj shumë suksese”, tha Berisha.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bajrami nga Spanja mesazh tifozëve

Story i radhës

Rrahje mes zyrtarëve të Universitetit të Mitrovicës

Të fundit nga