Bajrami nga Spanja mesazh tifozëve

Adrian Bajrami është një tjetër emër i ri që i shtohet ekipit Kombëtar.

Futbollisti kuqezi i është bashkuar familjes së madhe shqiptare në grumbullimin në Spanjë, në kuadër të dy ndeshjeve miqësore që Shqipëria do të zhvillojë ndaj Spanjës më 26 mars në transfertë dhe Gjeorgjisë më tej më 29 mars.

Kjo është hera e parë që Adrian Bajrami bashkohet me Kombëtaren A, teksa më parë ka qenë edhe pjesë e Kombëtares U-19.

Nga stërvitja në Spanjë, përmes një mesazhi ekskluziv për kanalet sociale të FSHF, Bajrami ka përshëndetur të gjithë tifozët shqiptarë duke u kujtuar që të jenë gjithmonë në mbështëtje të Kombëtares shqiptare.

“Përshëndetje nga unë Adrian Bajrami. Jam në Spanjë me Kombëtaren, po përgatitemi për dy ndeshjet miqësore. Atmosfera është shumë e mirë. Kam një mesazh për tifozët: Mos harroni, gjithmonë Forca Shqipëria!” – shprehet Bajrami për FSHF.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kremlini: Abramovich ka luajtur rol në fillim të bisedimeve për paqe

Story i radhës

​Berisha: Putin terrorist nuklear, NATO t’ia japë përgjigjen e merituar

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez