kryeministri kurti 2024 eshte viti i pasaportes sone 6768f7b93b2f9

Kryeministri Kurti: 2024 është viti i pasaportës sonë

December 23, 2024
1 minut lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti thotë se ky dokument i Kosovës renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave.

“Viti 2024 është viti i pasaportës sonë.  Ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave, është në mesin e top 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh në dekadën e fundit, dhe me të sot mund të udhëtojmë në 38 vende të botës më shumë sesa në vitin e kaluar”, ka shkruar Kurti.

I pari i qeverisë tutje shton se qytetarët e Kosovës tani lëvizin lirshëm dhe të padiskriminuar.

“Qytetarët tanë tashmë lëvizin lirshëm dhe të pa diskriminuar, pa pasur nevojë të presin para dyerve të ambasadave për të marrë vizë për udhëtime afatshkurtra në shumë shtete. Me liberalizim të vizave, me njohje të pasaportës sonë edhe nga shtete mosnjohëse, po e afrojmë Kosovën, me Evropën dhe përtej”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

eva longoria shfaq linjat mahnitese me bikini ndersa shijon diellin ne marbella me djalin e saj 6768ac4010603
Story i mëparshëm

Eva Longoria shfaq linjat mahnitëse me bikini, ndërsa shijon diellin në Marbella me djalin e saj

kamala harris ka oferte liber per 20 milione dollare 6768fefe3cd17
Story i radhës

Kamala Harris ka ofertë, libër për 20 milionë dollarë!

Të fundit nga

ShkoLartë