Ronela Hajati zbulon arsyen ‘epike’ përse është ende beqare

min lexim

Ronela Hajati është goxha e suksesshme në industrinë e muzikës dhe pëlqehet shumë nga publiku por kur vjen puna për jetën e saj sëntimentale dhe për të pasur një partner në krah, angazhimet e tepërta që ka nuk ia lejojnë diçka të tillë.

Së fundmi artistja ka zbuluar nëpërmjet disa postimeve ‘funny’ në “InstaStory”- arsyen ‘epike’ se përse është ende beqare: ‘Asaj i pëlqen ta ketë të gjithë krevatin për vete dhe të flejë vetëm’.

“Unë kur pyes veten si ka mundësi që një gur i çmuar dhe i rrallë si puna ime është akoma beqare. Xhindet e mia që s’pëlqejnë asnjë njeri… Ose pëlqejnë frymorin e gabuar…”– u shpreh Ronela

“Unë gatuaj shumë mirë, bëj punët e shtëpisë më mirë se gjithë sanitaret e jugut, thjesht s’kam ndër mend t’i bëj për njeri. Në fund jam gruaja perfekte që çdo burrë ëndërron… Por mua më pëlqen krevati vetëm për vete… Imagjino pak nëse ai gërhet (jastëkun në kokë)”- përfundoi ajo.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zyrtari perëndimor zbulon detaje nga sulmi i Ukrainës në Krime

Story i radhës

Kolonat e gjata nëpër kufij, ministri Osmani: Rezultatet e “Open Ballkan” do të shihen së shpejti

Të fundit nga