Ronela Hajati ironizon fituesit e Eurovision: Çfarë dreqin…

WTF? Këtë ka menduar Ronela Hajati pas fitores së Ukrainës në Eurovision.

Ndonëse këngëtarja shqiptare nuk ka reaguar drejtpërdrejtë në lidhje me triumfin e Kalush Orchestra në festivalin europian ajo ka postuar një status në Twitter ku shkruan “WTF”(Çfarë dreqin). Komentet kanë qenë të shumta dhe të ndara në këndvështrime të ndryshne por Ronela nuk ka bërë asnjë reagim tjetër. Ajo mbështeti publikisht përfaqësuesen e Spanjës duke e cilësuar si fituese.

Image

Postimi i Ronela Hajatit

Edhe Niko Komani dhe Ardit Çuni ironizuan fituesit ukrainas në rrjetet sociale.  Sipas këngëtarit ishte lufta që fitoi dhe jo muzika teksa shkruoi: “Le të fitojë lufta. Më falni duhet të ishte le të fitojë muzika. Në fund të ditës duhet të kishte qenë një kompeticion muzikor.” Kurse Niko shkruoi me ironi: “Çfarë surprize“.

Ukraina fitoi Eurovision me këngën “Stefania” nga Kalush Orchestra.  40 shtete votuan duke nxjerrë në vend të parë Mbretërinë e Bashkuar me 283 pikë, e ndjekur nga Suedia me 258 pikë, Spanja me 231 pikë dhe Ukraina me 192 pikë. Megjithatë, votat e publikut ndryshuan gjithçka. 439 pikë për Ukrainën, bënë që ajo të renditet në vend të parë me një diferencë të dukshme pikësh.Kalush Orchestra është një grup eklektik – i përbërë nga reperi Oleh Psiuk, multi-instrumentalisti Ihor Didenchuk, balerini Vlad Kurochka, artisti i fyellit Vitalii Duzhyk dhe vokalistët Tymofii Muzychuk dhe Oleksandr Slobodianyk. Ata ndërthurin muzikën tradicionale popullore ukrainase me repin modern dhe hip hopin, duke krijuar një muzikë unike.

“Stefania” është një lloj ode për nënën dhe bën bashkë klasiken dhe modernen, ninullat sllave dhe muzikën rap.
Kënga flet për një nënë të fortë dhe të ndjeshme njëkohësisht. Ajo po thinjet dhe fëmija i thotë “më këndo një ninullë mam”. “E gjej gjithmonë rrugën për në shtëpi, edhe nëse të gjitha rrugët janë shkatërruar,” thuhet në një pjesë të tekstit.

Shumë mendojnë se nëse ata fitojnë nuk do të fitojnë thjesht për solidaritet, por realisht është një përfaqësim dinjitoz: gjuha ukrainase, elemente kulturore, vallëzim, melodi që të fiksohet dhe ka një peshë emocionale, ndonëse mund të mos kuptosh asgjë fjalë nga teksti.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë: Ofensiva ruse në Donbas ka humbur vrullin

Story i radhës

​Donjeta Sadiku kërkon çerekfinalen në Kampionatin Botëror të Boksit

Të fundit nga

Duka uron Flamurtarin

Flamurtari i Vlorës feston sot 100-vjetorin e krijimit të klubit. Të shumta kanë qenë urimet për