​Donjeta Sadiku kërkon çerekfinalen në Kampionatin Botëror të Boksit

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku sot me 15 Maj, duke filluar nga ora 18:00 do të paraqitet në ring në gjiron e dytë eliminatore të Kampionatit Botëror të Boksit.

Në këtë fazë për kundërshtare do ta ketë boksieren nga Republika Demokratike e Kongos Tshamala Jocelyne.

Sadiku tregoi në gjiron e parë se është në formë të mirë duke e mposhtur bindshëm boksieren nga Japonia dhe synimi i saj është një tjetër fitore sot dhe të kualifikohet në fazën çerekfinale që më pas do t’ia jepte mundësinë të luftonte për medalje në këtë kampionat.

Kampionatit Botëror i Boksit për femra po mbahet në Stamboll nga data 08 deri më 21 Maj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ronela Hajati ironizon fituesit e Eurovision: Çfarë dreqin…

Story i radhës

Policia bën bilancin: 179 persona të arrestuar në një javë!

Të fundit nga