romero drejt largimit nga tottenhami 698361c3f14c8

Romero drejt largimit nga Tottenhami

February 4, 2026
1 minut lexim

Aventura e Cristian Romero te Tottenham mund të jetë pranë fundit.

Sipas raportimeve të fundit, mbrojtësi argjentinas ka shfaqur prej javësh pakënaqësi ndaj klubit londinez, si për mënyrën e menaxhimit të merkatos, ashtu edhe për klimën e brendshme në skuadër.

Romero, i cili është një nga shtyllat kryesore të repartit difensiv të Spurs, thuhet se ka marrë vendimin për t’u larguar në fund të sezonit, pavarësisht se ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2029.

Ish-mbrojtësi i Atalantës duket i prirur të nisë një aventurë të re, me La Liga-n që shihet si destinacioni më i mundshëm për të ardhmen e tij.

Në këtë kuadër, mediat raportojnë se Atletico Madrid po e ndjek nga afër situatën dhe e ka Romero-n në listën e objektivave për përforcimin e mbrojtjes për sezonin e ardhshëm.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

justin dhe hailey bieber nen vemendje pas grammy awards 69835b365bcbb
Lajmi i mëparshëm

Justin dhe Hailey Bieber nën vëmendje pas Grammy Awards

stuhia leonardo godet spanjen pezullohet trafiku evakuohen mbi 3500 persona 6983628ac1f81
Lajmi i radhës

Stuhia ‘Leonardo’ godet Spanjën, pezullohet trafiku. Evakuohen mbi 3500 persona

Të fundit nga

ShkoLartë