Rexhepi: Politikat qeveritare krijojnë zgjidhje ligjore për lehtësim të procedurave edhe në gjeodezi

Zëvendës ministri për Transport dhe Lidhje, z. Bekim Rexhepi sot ka marrë pjesë në Seminarin me temë: “Teknologjitë e reja dhe praktikat e mira në Gjeodezi”, nën organizim të CLGE e në përkrahje nga Fakulteti i ndërtimtarisë në Shkup dhe Lidhja e odave ekonomike të Maqedonisë.

“Fillimisht ju falënderoj për ftesën për të marrë pjesë në këtë debat ekspertësh në kohë kur jemi në fazën e zbatimit të reformës më të rëndësishme në fushën e Ndërtimit. Sidomos tani kur kemi për detyrë t’u përgjigjemi të gjitha goditjeve të jashtme të çmimeve që ndikojnë fuqishëm në aktivitetin e përgjithshëm. Para nesh është sfida që ti zbatojmë të gjitha reformat, të pranojmë metoda dhe praktika të reja në mënyrë që të kemi një nivel të lartë profesionalizmi dhe standardizimi të normave. Politika e ndjekur nga kjo Qeveri në fushën e tokës ndërtimore dhe urbanizmit synon krijimin e zgjidhjeve të reja ligjore që besojmë se do të lehtësojnë procedurat për punën e të gjitha subjekteve, përfshirë edhe veprimtarinë gjeodezike”, është shprehur kështu në fjalimin e tij përshëndetës zëvendës ministri Rexhepi.

Sipas tij, e rëndësishme është kontributi në krijimin e politikave në industrinë që përfaqësohen.

“Agjencia e Kadastrës është tashmë në fazën e përgatitjes të propozim ligjit, me të cilin do të ndahet veprimtaria gjeodezike, kompetenca dhe organizimin i sektorit gjeodezik privat me ligj të posaqëm. Besojmë se së shpejti së bashku, ju si profesionistë dhe ne si organe institucionale do të sjellim zgjidhje logjore kualitative që ta ngrejmë kualitetin e punës të Gjeodetëve. Ajo që është e rëndësishme për ne është kontributi juaj në krijimin e politikave në industrinë që përfaqësoni. Besoj se ky tubim i profesionistëve vendas dhe ndërkombëtarë synon të ofrojë modele të reja pune, të forcojë kapacitetet dhe burimet në aktivitetin tuaj për të ofruar kushte për vazhdimësinë e zgjerimit të ndërtimit në vend”, ka thënë Rexhepi.

Në fund, zëvendës ministri Rexhepi ka përgëzuar Odën e shoqatës së tregtarëve për punë gjeodezike për organizimin e eventit nga i cili pritet të ofrohen zgjidhje të reja për zbatueshmërinë në vend.

“Para se të përfundoj, dëshiroj të theksoj se Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është në proces të miratimit të Ligjit të ri për Ndërtim, i cili rregullon në mënyrë moderne dhe profesionale çështjen e ndërtimit të objekteve përmes të cilave stimulohet zhvillimi hapësinor dhe ekonomik i shtetit. Në fund, dëshiroj të përgëzoj Odën e shoqatës të tregtarëve për punë gjeodezike për organizimin e këtij eventi, nga i cili presim, siç e përmenda edhe më parë, të ofrojmë zgjidhje të reja moderne me zbatueshmërinë e tyre edhe në vendin tonë”, ka theksuar për fund Rexhepi.

Story i mëparshëm

Ronela Hajati për herë të parë u përgjigjet kritikave për performancën e saj në “Eurovision”

Story i radhës

Kuvendi i Shqipërisë, një dhomë-Filialë, e kuvendit të Serbisë në Tiranë..!?

Të fundit nga