Kuvendi i Shqipërisë, një dhomë-Filialë, e kuvendit të Serbisë në Tiranë..!?

Siç është në dijeni e gjithë bota, është Serbia fashiste, ajo e cila që nga fillimi i viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, do shkaktoi dhe zbatoi luftëra dhe vrasje masive të popujve jo serb në Ballkan, duke bërë gjenocide etnike ndaj kroatëve, boshnjakëve në Bosnje, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë, më i tmerrshmi pas LDB-re, ku me urdhër të kriminelit Ratko Mlladiç, u vranë mbi 8 mijë civilë të pafajshëm boshnjakë, korrik 1995.

Por, cikli i gjenocideve serbe në Ballkan do kulmon ndaj 2 milion shqiptarëve në Kosovë, ku vranë dhe masakruan mbi 13 mijë civilë të pafajshëm shqiptarë, dëbuan me dhunë mbi një milion shqiptarë (1998/99), gjenocide këto të cilat Serbia sot e kësaj dite nuk i ka pranuar, madje as që u ka kërkuar, së paku falje publike, kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve..!?

Ndërsa sot, Kuvendi i Shqipërisë me shumicë deputetësh socialist, alias siamez ideologjik të serbëve, me rrëzimin e Rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë (mbi 8 mijë civilë boshnjakë të vrarë), dëshmoi qartë se gjatë 8 viteve të kaluara ky Kuvend paskësh qenë dhe akoma është vetëm një “Dhomë”- një filialë e Kuvendit të Serbisë në Tiranë..!?

Ja si e ka vlerësuar Josep Borrell gjenocidin në Srebrenicë: JosepBorrell: “It is our shared duty to forever remember the genocide in Srebrenica. It painfully reminds us of the need to stand up firmly and decisively for peace, human dignity and all values underpinning our Union”, korrik, 11 – 2021, (shqip: Josep Borrell: “Është detyra jonë e përbashkët të kujtojmë përgjithmonë gjenocidin në Srebrenicë. Kjo na e kujton me dhimbje nevojën për t’u ngritur me vendosmëri për të vendosur paqen, dinjitetin njerëzor si dhe të gjitha vlerat që mbështesin Bashkimin tonë”), ndërsa sot Kuvendi i Shqipërisë duke e rrëzuar Rezolutën për dënimin e këtij gjenocidi, ia nxiu fytyrën gjithë kombit shqiptar para botës..!?

Parlamenti i Kosovës me 7 korrik të vitit 2021 ka nxjerr rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë.

Sepse, ta mohosh dhe injorosh gjenocidin e bërë nga ushtarët kriminalë serbë në Srebrenicë (korrik 1995), të cilin e ka dënuar e gjithë bota demokratike si dhe forumet humanitare ndërkombëtare, me përjashtim të Shqipërisë, e cila sot iu bashkëngjitë Rusisë hegjemoniste, pra të mos e pranosh këtë gjenocid monstruoz serb të kryer në Srebrenicë në korrik të vitit 1995, meqë rast u masakruan barbarisht 8000 civilë boshnjakë muslimanë, pleq, burra, gra dhe fëmijë, është një akt vetëvrasës i Kuvendit të Shqipërisë, i cili e turpëroi gjithë kombin shqiptar, duke e futur kështu vendin e shqiponjave nën hegjemoninë dhe carizmin serbo-ruso-sllavo-ortodoks..!?

Mbase, Edvin K. Rama që nga vizita e tij e parë në Beograd (nëntor 2014) është bërë hapur një mercenar i “vëllait” të tij siamez, kriminelit të luftës, Aleksander Vuçiqit, duke e mirëpritur pas 5 viteve në Tiranë, A. Vuçiqin, jo si zbatues të krimeve dhe gjenocidit serb në Kosovë, por si një kalorës të hegjemonizmit ortodoks sllavo-ruso-serb në Ballkan..!?

Se, me urdhër të krye-kriminelit S. Millosheviç, asokohe president i Serbisë, janë kryer krime monstruoze në Kroaci, Bosnje dhe më vonë në Kosovë (1998/99), këto akte kriminale i dinë dhe i mbanë mend krejt bota, por siç duket jo edhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, të cilët sot e rrëzuan rezolutën që e dënon gjenocidin serb në Srebranicë. Duket, se vetëm deputetët socialist të Kuvendit të Shqipërisë i paskan harruar krimet e kasapit të Ballkanit, S. Millosheviç, të kryera bashkë me kriminelët serbë, Biljana Pllavshiq, Radovan Karaxhiq, Nikolla Shainoviq, Ratko Mlladiç,etj., nga grupet paramilitare siç ishte njësiti “Shkorpion”, me kriminelin Arkan Razhnjatoviqin në krye, që ishte pjesë e Ministrisë së brendshme të Serbisë, pra në koordinim të ngushtë me komandën e Shtabit gjeneral të ushtrisë së Serbisë në Beograd. Duket, se vetëm deputetët socialist në Kuvendin e Shqipërisë nuk paskan dëgjuar dhe lexuar për qindra vrasje, masakra dhe krime ndaj popujve jo serb në Ballkan, përmes ndërmarrjeve vrastare ushtarake, siç ishte “Patkoi”, “Toka e Djegur”, etj., duke vrarë dhe masakruar në Kosovë (1998/99) në mënyrat më barbare mijëra civilë shqiptarë, fëmijë, gra dhe burra, ku sot gjenden mbi 400 varreza masive shqiptare, por të cilat ata kurrë nuk i kanë vizituar deri më sot..!?

Dhe, të dalësh sot në anën e Serbisë, duke e mohuar gjenocidin serb në Bosnje dhe Kosovë, t’i amnistosh qindra kriminelë serbë për mijëra krime dhe masakra që i kanë bërë në vitet e 90-ta në Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci, vetëm djalli i Zi e dinë arsyen, e që një qëndrim i këtillë është hiç më pak se barazi krim humanitar, kombëtar dhe civilizues, të cilin sot me dorën e tyre e bënë deputetët socialist në Kuvendin e Shqipërisë, e që në fakt, janë servilë mjeranë të kryeministrit serbofil, Edvin K. Ramës..!?

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rexhepi: Politikat qeveritare krijojnë zgjidhje ligjore për lehtësim të procedurave edhe në gjeodezi

Story i radhës

Spanja do të ofrojë tri ditë “leje menstruale” për gratë

Të fundit nga