Takimi i Ramës në Athinë/ Artan Hoxha zbulon detajet e bujshme: Ka angazhuar edhe biznesmenët për të mbledhur 5 mijë njerëz, kryeministri nuk…

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, komentoi në një emision televiziv turin e kryeministrit Rama në diasporë që do të nisë me takimin në Athinë më 12 maj.

Hoxha u shpreh se ky takim është lexuar në Greqi si karshillëk ndaj kryeministrit Mitsotakis, marrëdhëniet me të cilin janë ftohur prej burgosjes së Fredi Belerit.

“Sot jam kontaktuar nga disa gazetarë grekë. Nuk më pyetën si zakonisht për Fredi Belerin por për takimin e 12 majit në Athinë dhe atje në Greqi është lexuar si karshillëk që ia bën Mitsotakis dhe meqë kanë të drejtë 280 mijë shqiptarë të votojnë mund të japë një mesazh për partitë e majta që janë kundër qeverisë së kryeministrit.

Është fakt që Rama i ka vënë në lëvizje jo vetëm deputetët dhe drejtuesit politikë, por edhe biznesmenët e fuqishëm në jug që në takim të ketë 5 mijë vetë, është zgjedhur edhe ambienti. Rama nuk e ka bërë më parë këtë, edhe pse e kanë bërë të tjerët më parë, si Meta. Kjo bëhet kur është kulmi i fushatës për zgjedhjet në Parlamentin Evropian”, tha Hoxha.

Story i mëparshëm

Bajrami: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj

Story i radhës

A mjafton të flesh 6 orë?

Të fundit nga